Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E PAPRITUR/ Specialja “mbi kokën” e Thaçit, Haradinaj i vë syrin Presidencës: ç’nder do ishte!

Krejt papritmas, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj shpalli ambicien e tij për të pasuar Thaçin në krye të shtetit të Kosovës si president i saj.

Ky zhvillim lidhet me atë që Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen në rast se Specialja vendos që ta marrë si të pandehur, gjë të cilën ai po e pret.

Kjo u konformua dhe nga nr.2 i AAK-së, Ardian Gjini.

“Mund të kemi rrethana të reja sa i përket situatës me zgjedhjen e presidentit të Kosovës për shkak se edhe nëse nuk do të ketë konfirmin të aktakuzës për presidentin Thaçi e që ne gjithë njëzëri kemi shpresuar që nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, prap se prap për 4 ose 5 muaj duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe Aleanca nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se nuk do të mund të arrijmë ta zgjedhim presidentin e ri”, ka thënë Gjini.

Haradinaj, njoftimin se ai synon presidencën, e bëri me anë të një fjalie të vetme, në fund të një statusi në FB

“Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.

Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.

Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.

Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të Kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, shkroi Haradinaj.

Tashmë pritet që Kosova, jeta politike dhe publike e saj, të përfshihen në debatin nëse Haradinaj është apo jo i denjë për të qenë president. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts