Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E famshme që 6 vjeç, por heq dorë nga aktrimi për një arsye dramatike (të gjithë e njohim)

Edhe pse emri i saj sot mund të thotë shumë për të gjithë ata që kanë qenë fëmijë në vitet ’90, për fëmijët e sotshëm emri Mara Wilson nuk nënkupton asnjë gjë. Aktorja sot është 28 vjeç dhe ka përjetuar një periudhë të artë në kinema, duke aktruar në filma të ndryshëm.

Më pas u zhduk nga skena dhe arsyeja ishte me të vërtetë dramatike. Në vitin 1996 ajo ishte vetëm 6 vjeçe dhe kishin kaluar vetëm 6 muaj nga interpretimi në filmin “Matilde”, kur humbi nënën e saj. Ishte një traumë e cila e ndaloi të çonte përpara karrierën e saj. Ngeli pa mbështetje dhe rreth një vit më pas hoqi dorë tërësisht nga aktrimi.

“U bëra shumë shpejt e famshme. Pas vdekjes së nënës time doja të isha një fëmijë normal si gjithë të tjerët. Më pëlqen ende të interpretoj, por për të qenë një aktor i mirë duhet të trajnohesh çdo ditë”,- ka thënë Wilson.

Sot Mara i dedikon një pjesë të madhe të kohës së saj shkrimeve dhe në kohën e lirë, për argëtim, pranon të aktrojë në praninë e miqve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts