Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dokumenti i ndërkombëtarëve: Maqedonia, në prag të falimentit financiar

Nikolla Gruevski, përveç telasheve të tjera me demokracinë dhe marrëdhëniet ndëretnike, po e çon vendin e tij buzë greminës financiare, pasi ka marrë borxhe të stërmëdha për të ashtuquajturit projekte “patriotike”, siç janë shtatoret e stërmëdha, ndërtesat superluksoze dhe momunentet e kushtueshme.

Rrezikun eminent që përballet Maqedonia e ka paralajmëruar një studim i një organizate prestigjoze, si dhe ekspertët e njohur, të cilët duke folur për tesheshi.com i kërkojnë qeverisë uljen drastike të shpenzimeve.

Kriza financare greke, e cila me impaktin e saj po kërcënon edhe ekonomitë tjera evropiane, ka bërë që të mos bisedohet fare mbi rrezikun nga falimentimi, me të cilin po përballën shtetet e tjera, ndër to dhe Maqedonia.

11780451_10154033158118976_1118208675_nOJF-ja Kanadeze  “Global Research”  në analizën e saj të fundit,  paralajmëroi se shuma e borxhit e të gjitha ekonomive në Tokë në bazë të BPV-së, ka  arritur nivelin historik prej 286 për qind, që bën secilin banor në rruzullin tokësorë të ketë borxh 28.000 dollarë, sepse pothuajse gjysma e totalit të popullsisë në botë jeton me më pak se 10 USD në ditë. Analistët kanadezë thonë se ky borxh asnjëherë nuk do të paguhet, ndërsa për situatat me të cilat do të ballafaqohen vendet më të rrezikuara thonë se duhet pritur ca vite për të parë impaktin.

“Global Research”,  Maqedoninë  e ka radhitur ndër shtetet me gjendje të vështirë financiare, nga më të rrezikuarat në rajon, me borxh publik që arrin në 6.1 miliardë ndërsa në bazë të analizës,  68,68 % nga BPV është borxh i jashtëm.

11753908_10154033158133976_832686360_nDuke komentuar këto pohime, Prof.Dr. Nehat Ramadani për portalin tesheshi.com thotë se borxhin nuk duhet parë vetëm si përqindje por duhet analizuar unikaliteti i tij, duke u nisur nga argumenti se çdo shtet ka specifikat, dhe kapacitetet për t’u ballafaquar me situata dhe skenare të ndryshme:

“Në rastin e  Maqedonisë , duhet shikuar borxhi qeveritar dhe jo ai i përgjithshëm. Po çfarë është borxhi qeveriatr? Ai përfshin borxhin shtetëror dhe borxhin e garantuar publik nga qeveria (për të gjitha institucionet publike që është vënë si garant qeveria).

Borxhi qeveritar i Maqedonisë, në fund të vitit 2014 ishte ishte 3.9 miliard Euro, apo diku në përqindje rreth 46 % e GDP-së. Shqetësuese është trendi pasi niveli i tillë, është vazhdimiisht në rritje, apo më saktë vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2015, qeveria ka marrë borxh shtesë prej 240 milion euro”, pohon Ramadani i cili shpreh shqetësimin se një borxhi i tillë ka impakt zinxhiror përfshi edhe aspektin kohorë, pasi edhe gjeneratat e ardhshme munden të merren me problemin e kthimit të borxhit, dhe këtu është fjala kryesisht për borxhet afatgjata, të cilat shtrihen në periudhë mbi 20 vjeçare apo edhe më gjatë.

“Qeveria duhet të shtojë vlerën ekonomike në vend, respektivisht GDP-në, me qëllim që kthimi i borxhit të jetë më pak i ndjeshëm për qytetarët në përgjithësi. Duhet kerkuar shpëtim nëpërmes uljes së shpenzimeve jo-produktive qeveritare dhe koncentrimin e investimeve në projekte ekonomike, duke u fokusuar në shtimin e punësimit të popullatës, rritjen e ndërmarrjeve dhe konkurrencës, shtimin e eksportit dhe përmirësimin e bilancit tregtar. Nga ana tjetër, duhet minimizuar shpenzimet e tepërta duke krijuar një admisnitrate efektive dhe profesionale si në nivelin qëndror, ashtu edhe në atë lokal”, tha Prof.Dr. Nehat Ramadani.

Ndryshe, në listën prej 24 shteteve të cilët rezikojnë falimentin, OJF-ja Kanadeze  “Global Research”  ka vendosur edhe Malin e Zi, Kroacinë, Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën, ndërsa në listë nuk figurojnë Kosova dhe Shqipëria.

Përgatiti: Bekim Laçi tesheshi.com

auto pjese dak

Related posts