728 x 90 Leaderboard

Detaji që i shkriu të gjithë së qeshuri me karrigen e Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg dëshmoi përpara Kongresit në Uashington rreth skandalit të vjedhjes së të dhënave nga ana e Facebook- ut, disa sy të vëmendshëm vunë re një detaj interesant në karrigen e tij.

Zuckerberg nuk u ul mbi një karrige dosido, ose më saktë nuk u ul direkt mbi karrige. Sipër saj ishte vendosur një jastëk i madh i fryrë, për të cilin po aludohet shumë.

Kaq është dashur dhe në mbarë internetin kanë nisur të gëlojnë komentet e shumta. Vënia e një jastëku të tillë është komentuar si një truk që Zuckerberg e ka përdorur për t’u dukur më i gjatë dhe më i fuqishëm.

33- vjeçari, i cili është 1.7 m i gjatë mendohet se ka gjetur këtë metodë për të patur më shumë prezencë.

Aludimi ra poshtë pasi u tha për New York Times se në fakt kjo s’ishte asgjë tjetër veçse diçka e zakonshme, e përfshirë në kodin e etikës së dëshmitarit./tesheshi.com/

Related posts