Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DENONCIMI/ Aktivisti nga Parisi: Muslimanët, këta “kurbanë” të Macronit!

“Kjo është një ofensivë laike shumë e fortë. Një provë e vështirë, por e nevojshme për Republikën”.

Me këto fjalë, ministri Francez i Brendshëm, Gerald Darmanin, komentoi draftin e ligjit të ri, i cili kohët e fundit mori dritën jeshile, dhe i cili, siç pritet, së shpejti do të hyjë zyrtarisht në fuqi.

Dhe kur kjo të ndodhë, 5.7 milion myslimanë në Francë do ta gjejnë veten nën presion edhe më të madh nga një shtet në të cilin, nga të gjitha indikacionet, ata shikohen gjithnjë e më shumë përmes prizmit të Islamofobisë, dhe në të cilin termi “Islam” është gjithnjë e më i lidhur ngushtë me termat terrorizëm dhe ekstremizëm.

Dispozitat e ligjit do të hapin rrugën për mbylljen më të lehtë të xhamive të tyre, ndërtesave fetare dhe shkollave fetare, si dhe për vendosjen e masave kufizuese ndaj hoxhallarëve të etiketuar “ekstremistë”, ndërsa mbajtja e hixhabit për gratë muslimane mund të bëhet një pengesë e pakapërcyeshme deri te punësimi në ndërmarrjet private  dhe shërbimet publike.

Projekt-ligji, i iniciuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ka tërhequr kritika të gjera, jo vetëm nga muslimanët, por edhe nga aktivistët dhe akademikët francezë, të cilët thonë se është një “goditje e paparë për lirinë fetare”, e që do të çojë vetëm në një hendek edhe më të madh midis shtetit dhe komunitetit shumë-milionësh musliman në Francë.

Samy Debah është profesor i historisë dhe gjeografisë në Paris, themelues i CCIF (Kolektivi për Luftimin e Islamofobisë në Francë). Ai u detyrua të ndërpresë punën vitin e kaluar për shkak të presionit të shtetit.

Për shkak të luftës kundër Islamofobisë dhe vënies në dukje të tendencave islamofobike në vend, Debah dhe organizata e tij u bënë vetë viktima të saj.

“Disa vjet më parë, ne kishim dokumentacion në CCIF, i cili thotë se disa familje paralajmëruan pronarin se ishin muslimanë, në mënyrë që të shmangnin një surprizë të pakëndshme pas mbërritjes, kur të shikonin një grua të veshur me shami. Dyshimi ka arritur një nivel të tillë që disa muslimanë mendojnë përpara për të parashikuar pasojat e mundshme. Sot, vetë “dukshmëria” e praktikimit të besimit, cilado qoftë ajo, është në pikëpyetje”, tha Debah.

Në përgjithësi, si është të jesh musliman sot në Francë?

Mendoj se shumë muslimanë gjithnjë e më shumë mendojnë se qeveria franceze, megjithëse vazhdimisht përsërit angazhimin e saj ndaj sekularizmit, dëshiron të përcaktojë se çfarë është Islami “i mirë” dhe çfarë është “i keq”, megjithëse shteti laik në parim duhet të jetë distancuar ndaj feve. Megjithëse kjo qeveri nuk ka përcaktuar kurrë se çfarë është Islami saktësisht “i mirë”, ne mund të shohim se, veçanërisht në politikën e saj të raportimit mbi radikalizimin (çfarë do të ishte “Islami i keq”). Shumica e asaj që qeveria i quan “shenja të lehta të radikalizimit” janë në fakt shenjat themelore të praktikimi të besimit – lutja e rregullt, mbajtja e Ramazanit, shkuarja në xhami, mbajtja e mjekrës, shamia etj.

Për një kohë të gjatë, veçanërisht për gratë dhe burrat që shihen se janë muslimanë, ka pasur një problem me qasjen në punësim dhe sigurinë në vendin e punës. Prandaj, një numër i madh rastesh të kryera nga CCIF kishin të bënin, për shembull, me faktin se gratë që mbanin shami u diskriminuan gjatë punësimit ose kërcënoheshin me pushim nëse nuk e hiqnin atë.

A keni informacion mbi sulmet e mundshme ndaj muslimanëve?

Ka patur edhe sulme të shumta fizike dhe verbale, nga të cilat gratë ishin gjithashtu viktimat e para. Ne kemi patur shumë dëshmi nga njerëz që ndiheshin në simbiozë me mjedisin e tyre derisa një ditë atyre iu bë e qartë se nuk ishin të mirëpritur. Kjo krijon një mekanizëm të mbrojtjes dhe tërheqjes, të cilin polemistët dhe trafikantët e urrejtjes më vonë do ta quajnë “komunitarizëm”.

Sa i përket ndërtesave fetare, që kur kemi filluar të identifikojmë akte islamofobe, kemi vërejtur se kërcënimet ndaj xhamive janë bërë të rregullta – përdhosja, shenjat raciste, kokat e derrave, gjaku, plumbat dhe të ngjashme. Kjo ngjall një ndjenjë të vazhdueshme se xhamia nuk është e mirëpritur dhe mund të krijojë një ndjenjë pasigurie dhe shqetësimi. Në disa raste, kërcënimet kanë rezultuar në veprime të dhunshme.

A mund të vijë në jetë ligji i diskutueshëm anti-separatizëm i Macron, apo është, ndër të tjera, një fushatë zgjedhore që synon të fitojë sa më shumë vota nga votuesit e krahut të djathtë që mbështesin Marine Le Pen?

Pas dështimit të reformave ekonomike dhe sociale që Macron donte të zbatonte, ai arriti në përfundimin se vetëm përmes çështjes së identitetit duhet të punohet, Marine Le Pen mund të kundërshtohet në zgjedhje në një raund të dytë hipotetik. Ai është i vetëdijshëm se këto çështje të identitetit do të jenë thelbësore për fushatën dhe për këtë arsye vazhdon me këtë projektligj. Macron dëshiron të tregojë se është në gjendje t’u përgjigjet shqetësimeve të identitetit të francezëve, të cilat përkeqësohen në një situatë krize kur popullata mund të kërkojë një kurban. Në këtë rast, ai do të ishte një armik i brendshëm i krijuar nga e gjithë literatura ideologjike, dhe kjo është “muslimane”.

Po nëse Le Pen fiton zgjedhjet, atëherë çfarë mund të presin muslimanët?

Ajo që përcakton strukturën e jetës politike franceze është konsensusi mbi temën e Islamofobisë në të gjithë spektrin politik. Gjatë 20 viteve, partitë politike historikisht kryesore, e djathta dhe e majta, janë pajtuar me të djathtën ekstreme – Frontin Kombëtar, i cili vepron si një konkurrent politik. Por në vend që të ndërtonin dhe zbatonin programe progresive politike që hedhin poshtë axhendën politike të ekstremit të djathtë, ata vendosën të zbatojnë axhendën e Marine Le Pen.

Macron shpesh flet për muslimanët në Francë që formojnë një “kundër-shoqëri” që hedh poshtë parimet franceze dhe sekularizmin. Por a mundet Franca në të kaluarën dhe duhej të kishte bërë më shumë për t’i bërë ato një pjesë të barabartë të shoqërisë?

Mendoj se kjo pyetje në të vërtetë na fton të vëmë në pikëpyetje marrëdhëniet midis Islamit dhe shtetit në tokën franceze. Unë do të thoja që Islami nuk ka një problem me Francën, por Franca me Islamin. Kur muslimanët francezë më në fund filluan një ngritje shoqërore, u krijuan rregullore që përjashtonte avancimin tyre. Muslimanët francezë nuk u perceptuan si një problem i tillë për sa kohë që ata jetonin në periferi të qyteteve. Që nga momenti kur ata arritën të dilnin nga këto periferi për t’u bashkuar plotësisht me shoqërinë franceze, dukshmëria e tyre filloi të përbënte një problem. Filloi një diskurs politik që instrumentalizoi konceptin e “sekularizmit”, i cili buroi nga ligji i vitit 1905, dhe ka të bëjë me ndarjen e kishës nga shteti.

Kjo vlen edhe për historinë antike të Francës. Ka një vazhdimësi midis së kaluarës së saj koloniale dhe të sotmes. Në të dy rastet, bëhet fjalë për “menaxhim” të asaj që ajo i quajti “vendas” dje, dhe “pasardhës të emigrantëve” sot. Duke mos pranuar “pasardhësit e emigrantëve” në komunitetet e saj, Franca endos t’i dëbojë ata, jo vetëm gjeografikisht por edhe institucionalisht.

Disa thonë se qëllimi i ligjit të rreptë të Macron është të lehtësojë mbylljen eventuale të organizatave muslimane, xhamive, shkollave fetare, hoxhallarëve. A mund të ndodhë kjo vërtet në një vend demokratik evropian si Franca?

Kjo në fakt tashmë po ndodh, veçanërisht që nga gjendja e jashtëzakonshme në 2015. Meqenëse shpesh nuk mund të mbyllë ato vende përmes gjyqësorit, Ministria e Brendshme e bën atë administrativisht duke gërmuar nëpër sisteme sigurie, financa, etj, për të parandaluar ekzistencën e një shoqatë e caktuar. Qëllimi është, siç tha Z. Darmanin qartë: “të dërgojë një mesazh”, d.m.th. edhe një herë për t’u treguar këtyre njerëzve se nuk janë të mirëpritur dhe se do të ishin më mirë të zhdukeshin nëse nuk dëshirojnë të përballen me një administratë të pamëshirshme. Kjo do të thotë, për shembull, që organizimi i mësimeve të tyre kur’anore do të ishte kundër Republikës dhe se sigurimi i mbështetjes ligjore, siç ishte rasti me CCIF, do të përbënte një kërcënim për qeverinë. Fakti që e gjithë kjo po ndodh në “vendin e të drejtave të njeriut” është shkruar tashmë në histori.

A lidhet ekstremizmi me muslimanët në të njëjtën mënyrë si llojet e tjera të ekstremizmit, për shembull nga grupet e krahut të djathtë?

Ekstremizmat ushqehen me njëri-tjetrin, është një rreth i mbrapshtë dhe djallëzor. Por qeveria dhe media kryesore janë të butë me ekstremizmin e ekstremit të djathtë. Prandaj, trajtimi mediatik i një akti terrorist të djathtë ekstrem do të jetë gjithmonë i ndryshëm nga trajtimi i një terroristi që është musliman. Në rastin e një terroristi musliman, veprimi i tij do të lidhet me fenë e tij, dhe në përgjithësi nga myslimanët do të kërkohet që të distancohen.

Dhe, edhe nëse veprojnë, ai akt terrori do të sillet gjithmonë kundër myslimanëve në debatet publike. Dhe nëse terroristi nuk është musliman, ne do të përpiqemi të kuptojmë se çfarë e shtyu atë të veprojë, do të përpiqemi të shohim nëse ai është i pabalancuar mendërisht, dhe më keq, do të përpiqemi të justifikojmë veprimin e tij dhe të themi se ai veproi nga dëshpërimi, kundër imigracionit ose “pushtimit islamik”, sepse qeveria nuk ka bërë asgjë kundër këtyre pushtimeve dhe “pasigurisë kulturore” që ato shkaktojnë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts