Dënimi më i ndershëm: Të detyrosh nxënësit të lexojnë historinë

Një shtëpi-shkollë e komunitetit amerikan me ngjyrë, e cila ishte përdorur për mësim gjatë kohës së segregacionit, u mbulua me grafite fyese. Ngjarja që ndodhi në vitin 2016 ka ngjallur zemërim të madh dhe u shpërnda masivisht në media.

Meqenëse krimi ishte kryer nga persona të mitur, edhe dënimi duhej të ishte mirë i përshtatur. Kështu, prokurorja që përcolli rastin tregon se si përzgjodhën një dënim për të kuptuar: Të lexojnë.

Dy vjet më vonë, BBC nuk e lë pa i shkuar pas ngjarjes, dhe 6ka shkuar në Virgjinia për të kuptuar nëse ka funksionuar dënimi.

Pesë të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç u arrestuan dhe u deklaruan fajtorë për shkatërrim të pronës private dhe akuzë për hyrje të paligjshme. Sot, ata thonë se kurrë nuk do ta përsërisnin këtë gabim, meqë kanë mësuar më shumë për grupet e diskriminuara shoqërore. Të njëjtën gjë e thonë edhe autoritetet: dënimi ka kryer shumë punë!

Adoleshentët nuk ishin në dijeni të rëndësisë së ndërtesës që kishin shkatërruar. Ajo ishte shkolla me ngjyrë “Ashburn”, një ndërtesë historike që ishte përdorur nga fëmijët me ngjyrë gjatë segregimit në Virxhinian Veriore.

“Komuniteti shpërtheu në kritika, por fëmijët as që e dinin se çfarë do të thoshte svastika, kështu që pashë një mundësi për t’ua mësuar. Fëmijët mund t’i ndëshkosh ose t’i rehabilitosh edhe duke i detryruar të lexojnë historinë”, thotë Alejandra Rueda, prokurore në Virxhinian Veriore.

Librat që të rinjtë janë detyrur të lexojnë janë botime të njohura dhe tituj të spikatur, ku përveç vlerave letrare tregojnë ngjarjet me të cilat u ballafaqua njerëzimi.

Dhe titujt janë këta:

  • Gjërat përmbysen – Chinua Achebe
  • E di pse këndon zogu i ngujuar në kafaz – Maya Angelou
  • Perdet e mbështjellura – T C Boyle
  • Gjuetari i balonave – Khaled Hosseini
  • Të vrasësh zogun përqeshës – Harper Lee
  • 12 vite skllav – Solomon Northup
  • Kryqëzimi – Arthur Miller
  • Qaje vendin e dashur – Alan Paton
  • Unë quhem Asher Lev – Chaim Potok
  • Eksodi – Leon Uris
  • Ngjyra vjollce – Alice Walker
  • Nata – Elie Wiesel  /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts