DEBATI/ Rudina Hajdari: ç’bën Meta, e padëgjuar! Si mund ta kthejë dhe dënimin me vdekje…

Në parlament nisi debati mbi aktin e presidentit Meta që ç’dekretoi në mënyrë të njëanshme 30 qershorin si ditë e zgjedhjeve lokale, një akt që sipas mazhorancës është pastërtisht anti-kushtetues.

Në fillim që kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili dha këtë argument për ta rrëzuar kreun e shtetit në vendimmarrjen e tij të  para pak ditëve.

“Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në raport me zgjedhjet, presidenti ka vetëm një kompetencë: atë të caktimit të datës së tyre.

Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri, qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i saj dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj.

Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare, e nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9, ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data, atë 23 dhe 30 qershor.

Presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë.

Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet”, deklaroi nr.2 i PS-së, Taulant Balla.

Ndërsa nga kahja tjetër, PD-ja brendaparlamentare, Rudina Hajdari tha se ishte e padëgjuar ajo çfarë ka bërë Meta me datën e zgjedhjeve. Me logjikën që ka vepruar, sipas Hajdarit, Meta mund të kthejë dhe dënimin me vdekje.   

“S’e kam dëgjuar që presidenti të zhdekretoj dekretin e tij. Nuk mund të më thotë presidenti që jam më patriot se ty, prandaj e bën këtë akt. Presidentit mund t’i thotë dhe që kriminaliteti është rritur, e atëherë të rikthejë dënimin me vdekje, u shpreh deputetja Hajdari.

Nga ana tjetër, Hajdari doli dhe kundër rezulutës së mazhorancës për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Sot kemi një rezolutë që s’ka vlerë juridike, që ngre shantazhin ndaj presidentit. Vendimin mbi aktin e presidentit e merr vetëm gjykata Kushtetuese. Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputet që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka për detyrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, thelbi i debatit”, tha Hajdari. /tesheshi.com/

   

 

auto pjese dak

Related posts