reklama juaj ketu

Çuditen përdoruesit e MacBook, gjejnë monedha brenda në laptopët e tyre

Mund të kesh një laptop për vite me radhë dhe kurrë nuk e ke hapur për të parë se çfarë ka brenda, por nëse e bën mund të gjesh ndonjë gjë të papritur.

Klientët e Apple në mbarë botën kanë raportuar incidente se kanë gjetur në laptopët e tyre MacBook monedha, dhe askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë po ndodh.

Disa thonë se monedhat kanë rënë padashje në pajisje ndërsa disa të tjerë thonë se janë konspiracione të Apple. Por kjo nuk është hera e parë që gjenden monedha në disa prej laptopëve.

Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2010 kur një klient rastësisht hapi laptopin e tij dhe pa monedhën brenda, megjithëse nuk i kushtoi shumë rëndësi. Në një video në YouTube një tjetër klient tregoi se kishte gjetur një monedhë në kompjuterin e tij./tesheshi.com/