Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

CORONA/ Fluturimet nga Wuhan-i: Gjëma që transportuan avionët e Gardës Revolucionare

Siç dihet, Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit në të gjithë botën e virusit koronar, ndërsa Mahan është një kompani ajrore iraniane e kontrolluar nga Quds Corps, e cila besohet se është drejtpërdrejt përgjegjëse për importimin e Corona-s nga Kina në Iran dhe pastaj përtej Iranit, si pjesë e fluturimeve në destinacione të shumta në të gjithë botën.

Sipas revistës Foreign Policy, Bahram Parsi, anëtar i parlamentit iranian, ka zbuluar se Irani Mahan Airlines është i dyshuari kryesor në transmetimin e virusit nga Wuhan i Kinës në Iran. Por, pavarësisht se ai doli herët për këtë çështje, gjithashtu dhe   një agjensi lajmesh studentore gjysmë zyrtare që fliste, ndërkohë që dhe Administrata e Aviacionit Civil Iranian njoftoi për pezullimin e fluturimeve jashtë vendit, Mahan vazhdoi fluturimet për në Wuhan për një javë të tërë. Në këtë mënyrë, Corona “depërtoi” në izolimin që iu imponua asaj dhe u përhap jo vetëm në Iran por dhe në botë.

Mahan, i lidhur me Gardën Revolucionare, ka qenë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare që nga fillimi i revolucionit sirian për përfshirjen e tij në lëvizjen e pajisjeve, trupave dhe milicive sektare nga Afganistani dhe Irani në qytetet siriane nën okupimin rus dhe iranian, por vazhdoi të funksionojë në tërësi dhe me kapacitet të plotë.

Fshehja e regjimit që virusi ishte përhapur në Iran, mungesa e seriozitetit dhe ashpërsisë në përballjen fillestare, përkeqësoi edhe më tej përhapjen e tij. Kjo bëri që autoritetet të dështojnë në izolimin e qyteteve e në vendosjen e kufizimeve të lëvizjes, shto dhe mbylljen e faltoreve shiite. Këta janë të gjithë faktorët që, sipas ekspertëve, kanë formuar epiqendrën e përhapjes dhe transmetimit të virusit.

Por më e rrezikshmja nga të gjitha është vazhdimi i udhëtimeve të tilla në vendet që aktualisht i nënshtrohen ndikimit iranian, siç janë Iraku, Siria dhe Libani, duke rrezikuar që të përhapë virusin në vendet që nuk mund të përballojnë një përbindësh të tillë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com