Cilat janë “sekretet” e kafes turke

Për shumë nga ne, aroma e kafes turke mbetet një nga më të preferuarat. Edhe pse prej vitesh, gjyshërit dhe prindërit tanë e kanë pjesë të mëngjesit ose mbrëmjeve, në të vertetë dimë shumë pak për të. Por cilat janë disa nga “sekrete” e kafes turke?

 

-Kafeja turke nuk vjen nga Turqia

Nëse  mendoni se kafeja turke quhet “turke” sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë. Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.

 

-Cilësia është tek ajka
Kafeja e mirë turke  dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë.
Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.

 

-Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë

Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që   ngelet në fund.

 

-Kafeja me kripë

Në kulturën turke, nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon           interesin. Nëse kripa është e tepërt, atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar. Dhëndri duhet t’a pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.

 

-Kafeja turke mbrohet nga UNESCO-s

Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së. Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku. /tesheshi.com/

 

 

Related posts