Cila është lidhja midis gjumit dhe sistemit imunitar

 

Një studim i ri nga National Health and Nutrition Exams Survey (NHANES) ka treguar se ka një lidhje në mes të sasisë së gjumit dhe sistemit imunitar.

Studimi analizoi zakonet e gjumit në 22726 të rritur në periudhën midis 2005 dhe 2012 dhe zbuloi se gjumi deficitar zvogëlon rezistencën e trupit edhe ndaj një ftohjeje të zakonshme.

Njerëzit të cilët flenë vetëm pesë orë gjatë natës janë 20 për qind më të rrezikuar nga ftohja dhe 50 për qind më të rrezikuar nga infeksionet se ata që flenë të paktën shtatë orë. Rezultatet tregojnë një lidhje të qartë midis veprimit pozitiv të gjumit dhe gjendjes së përgjithshme të trupit.

Profesori në Fakultetin e Mjekësisë UCSF Aric Prather, i cili udhëhoqi me hulumtimin, tha se gjumi luan një rol tepër të rëndësishëm në rregullimin dhe ruajtjen e efektivitetit të sistemit imunitar.

“Gjumi është shtylla kurrizore e shëndetit tonë dhe varet prej tij,” shtoi ai.

Po ashtu, hulumtimi i kryer në vitin 2011 ka treguar se dy të tretat e njerëzve kanë probleme me gjumin./tesheshi.com/