Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

BUTAFORIA/ Ora e Ndroqit në median e shqiptare: kurrë referencë!

Nuk ka se si të ishte ndryshe reagimi pas lajmit të sekuestros nga SPAK të pronave të Ylli Ndroqit, president i Ora News, ku përfshihet dhe ky televizion. Vetë Ndroqi, i njohur nga dosja hetimore dhe si Xhemail Pasmaçiu, të punësuarit e tij si dhe ndonjë zë nga politika, po ushqejnë mitin e “goditjes së fjalës së lirë”.

Por a përligj vërtet ky televizion në terma profesionalë frikën e qeverisë ndaj fjalës së lirë, siç aludohet se i ka rrënjët aksioni i organeve ligjzbatuese?

Ora News, nën Ylli Ndroqin, qyshkur u ble nga ky i fundit pasi u krijua si kanal informativ në TV Klan, është modeli i një butaforie pa thelb. Ky televizion është ekstremi tjetër i Vizion Plus-it të viteve të para 2000, ku i imazhi i jashtëm ishte i varfër – një godinë përdhese e sajuar aty për aty – ndërsa produkti në ekran, në të gjithë zërat, që nga grafikat, kolori, cilësua e figurës e emisionet, ishin suprizues.

Më pas vjen Top Channel, një revolucion i vërtetë audiovizual pas risisë Top Albania Radio, i cili themeloi standarte deri më sot ende të pakonkurrueshme. E pos kësaj, kishte një përputhshmëri mes imazhit të jashtëm – pas-Piramida – me produktin në ekran. Dhe, ishte plotësisht e përligjur që Berisha, i sapokthyer në pushtet në 2005-ën, ta sulmonte. Jo sepse Top-i kishte linjë editoriale anti-PD, por sepse produktin gazetaresk e kishte “kërcënues” në terma profesionalë, e se, pos kësaj, një ditë para zgjedhjeve, nga News Room-i i Top-it kishte buruar, krejt befas, një shkrim-thirrje për të mos e votuar Berishën.

Ndërsa Ora e Ndroqit, pos një aparence verbuese – godina e saj është vërtet luksoze nga jashtë, si të ishte resort nga ata me investim të dyshimtë – e me një flotë automjetesh të pakrahasueshme me Tv të tjera, produktin final në ekran e ka të pajustifikuar. Jo në kuptimin e imazhit, por në cilësinë gazetareske.

Cili na qenka ai emision që nga qenka bërë tmerri i pushtetit, pas së cilës po vjen ndëshkimi prej këtij të fundit?

Cili është ai gazetar apo ai investigim që e paskërkan kthyer Ora-n në shenjestër të qeverisë?

Po, Ora ka ca emisione, por që kurrë nuk u bënë referencë publike. Madje se ç’ka një si lloj mallkimi aty që, edhe kur punësohet ndonjë emër i njohur mediatik, seç i bie një hije dështimi dhe zvetënimi, për të mos thënë dhe budallallëku në ndonjë rast, siç është “360-gradëshi”.

Për ta thënë troç: Ora News nuk u bë një televizion referencial. Milionat e hedhura në të, të papërligjura në produkt, janë pasqyrim i një njeriu që, edhe në qoftë i ndershëm, i ka hyrë një meseleje që s’ja ka haberin.

Këtë e thonë të gjithë ata që patën rastin të punonin afërsisht me Ylli Ndroqin. Për shumë prej tyre, në raport me median është një personazh anekdodik, që thjesht duhet gëlltitur për hir të parave. Ai është ekstremi tjetër i të ndjerit Tan i Topit, me talentin dhe dhuntinë e lindur për media. Me Tanin, çdo profan bëhej profesionist, e çdo profesionist bëhej specialist.

Me Ndroqin është ndryshe, siç u cek më sipër: ke bërë një emër në media, shkon te ai e merr fund. Zheji apo ndonjë tjetër, janë mishërim i kësaj flame.

Të pretendosh se me goditjen ndaj Ylli Ndroqit e Ora-s së tij po tentohet t’i mbyllet goja fjalës së lirë, është tejet fyese për gazetarinë shqiptare të 30 viteve.

Eshtë fyese për ata që, edhe pse me shumë dritëhije në karrierë, arritën të jenë referencë e publikut me mediat e tyre, kush për pak kohë e kush për gjithë kohën, kush gazetar e kush sipërmarrës, siç Mero Baze, Karlo Bolino, Nikollë Lesi, Aleksandër Frangaj, Koço Kokëdhima, e padyshim i ndjeri Tan Hoxha.

Ylli Ndroqi – ose Xhemail Pasmaçiu – është emër por jo referencë. Siç dhe Ora: ekziston si emër por jo si referencë.

Test për këdo, publik apo profesionistë gazetarie: ç’risi apo standart futi apo diktoi në media Ora e Ndroqit?

Cili është emisioni simbol në kaq vite?

Cili është gjithashtu investigimi simbol, për të cilin duhet t’i kihet frikë nga qeveria (kjo që është) apo qeveritë? /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts