Auto Dak
Auto Dak

Bordi i FMN do të mblidhet për t`i dhënë Shqipërisë…37 milionë euro, sa droga e asgjësuar në Lazarat!

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të mblidhet muajin e ardhshëm për të vendosur që t`i japë Shqipërisë një kredi prej 37 milionë euro. Kështu bëhet e ditur nga zyra e FMN-së në Tiranë. Kjo shifër nuk është as më pak e as më shumë pos a kanabisi i asgjësuar nga policia gjatë vitit të kaluar në operacionin antinarkotik të zhvilluar në Lazarat.

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin  Nadeem Ilahi, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 4-17 mars 2015, për të zhvilluar diskutime për shqyrtimin e katërt të Shqipërisë të Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF). Në fund të vizitës, zoti Ilahi mbajti këtë deklaratë: “Programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e katërt të EFF-së. Shkalla e rritjes ekonomike parashikohet të vazhdojë rimëkëmbjen e moderuar në vitin 2015, duke arritur rreth 3 për qind, pavarësisht përmbytjeve të kohëve të fundit dhe ngadalësimit në sektorin e naftës.

Rritja ekonomike do të nxitet nga rimëkëmbja e qëndrueshme e kërkesës së brendshme, duke përfituar nga çmimet e ulëta në fushën e energjisë dhe norma të ulëta interesi, si edhe nga një rritje graduale e huadhënies bankare. Por prodhimi vazhdon të jetë nën potencial, dhe së bashku me presione të dobëta nga mjedisi i jashtëm do të kontribojë që inflacioni të mbetët i ulët.

Ecuria fiskale gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014 ka qenë përgjithësisht në  përputhje me objektivat e programit. Autoritetet vijojnë të mbeten të angazhuara për arritjen e objektivit të deficitit fiskal për vitin 2015, si edhe për t’i kufizuar shpenzimet brenda paketës së programuar. Politika monetare duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike, në përputhje me mandatin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Rritja e kreditimit po rigjallërohet por vazhdon të mbetet e ulët, e prekur nga niveli i lartë i kredive problematike dhe dobësitë në fushën e ekzekutimit të kontratave. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve për të hartuar një strategji gjithëpërfshirëse që adreson çështjen e kredive me probleme me synim për të përmirësisuar mjedisin e kreditimit. Zbatimi i reformës në sektorin energjetik po ecën  sipas planit.

Reforma është hartuar në konsultim me Bankën Botërore dhe është e nevojshme për zvogëlimin e risqeve fiskale. Vjedhja e energjisë elektrike, edhe pse në nivele të larta, po zvogëlohet; tarifat janë përshtatur, të ardhurat po rriten; dhe ndërmarrjet shtetërore në sektorin energjetik po reformohen. Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë për shqyrtimin e katërt në mes të vitit 2015. Aprovimi i  shqyrtimit do të mundësonte lëvrimin e 28,9 milion SDR (rreth 37.4 milion Euro). Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014.”

(tesheshi.com)

auto pjese dak

Related posts