Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dossier/ Si sot 107 vjet më parë, ç`ndodhi me Çerçizin dhe çetën e tij te Rrapi në Mashkullorë

by te Sheshi
18/03/2015
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Dossier/ Si sot 107 vjet më parë, ç`ndodhi me Çerçizin dhe çetën e tij te Rrapi në Mashkullorë
10
SHARES

Nga Blerim Kore

Këtë viti shënohet 107 vjetori i njerës prej ngjarjeve historike e cila do të linte gjurmë në historinë e vendit tonë. Para me shumw se një shekulli, në 18 Mars 1908, çeta e kapedan Çerçiz Topullit do të zhvillonte në fshatin Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës një ndër betejat me të ashpra të shekullit të kaluar kundër turqve.

Kapedan Çerçiz Topulli ne  nje fotografi te kohesLufta e Mashkullorës do të ishte  ndër ngjarjet më të spikatuar të rezistencës patriotike shqiptare të viteve 1908-1910, të cilat do t`i paraprinin Shpalljes së Pavarësisë së vendit. Lufta e Mashkullorës do të pasonte aktin heroik të dy pjestarëve të kësaj çete, patriotëve Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu të cilët në 13 mars 1908 në një atentat të mirëorganizuar do të vrisnin bimbashin turk të Gjirokastrës.

Hauri ne rrethinat e fshatit Mashkullore ne   te cilin rezistoi çetae Çerçiz Topullit

Pesë ditë më vonë, çeta e Çerçiz Topullit e përbërë nga 9 vetë do të arrinte të përballonte e strehuar në një haur në rrethinat e fshatit Mashkullorë taboret turke. Një ndër penat më të shquara të publiçistikës patriotike të atyre viteve dhe njëkohësisht pjestar i kësaj çete, Mihal Grameno, do të përcillte deri tek ne një përshkrim të kësaj lufte, duke shkrirë në një informacionin historik me përjetimin patrotik dhe romantik të kësaj ngjarje.

“Do të përpiqem me sa është e mundur që të përmbledh me pak fjalë ngjarjet e kësaj lufte, e cila ka për të mbetur e paharruar dhe historike, në historinë e ringjalljes së Shqipërisë, se trimëri e kësaj lufte do të mbetet shëmbull për pritmjen, se u nderuan armët e Shqipërisë si në kohët e Skënderbeut”, shkruan Gramenoja në librin e tij “ Kryengritja shqiptare” të botuar në vitin 1921 në Vlorë.

Ndërsa pas vrasjes së bimbashit turk të Gjirokastrës, çeta e Çerçiz Topullit ishte strehuar një një shtëpi gjirokastrite, një informator do t`i spiunonte ata tek garnizoni turk i Gjirokastrës. Duke u gdhirë data 18 mars, rreth 150 ushtarë të këtij garnizoni do të tentonin të kapnin në rrethim pjestarët e çetës. Por duket se kjo përpjekje u pikas në kohë nga çeta e Çerçiz Topullit çka bëri që luftëtarët e saj të largoheshin menjëherë nga qyteti për në zonën e fshatrave përreth.

“Kur po shkonim me nxitim në përrua përnjëherësh dëgjuam buçimën e trumbetës dhe me vrap zunë plumat të na shkojnë përmbiu krye, duke fërshëllitur! Ah ! Ishte një çast që nuk mund ta tregoj dot !”, shkruan Mihal Gramenoja në “Kryengritja shqiptare”.

”Gjithë kësisoj edhe vërshëllima e pushkëve që vinte si breshëri përmbi krye, vazhdon ai rrëfimin për Luftën e Mashkullorës, na shurdhonte veshët, po duke i dhënë shoku-shokut kurajo edhe duke rënë ku këtu ku atje, u mësuam edhe nuk na bënte ndënjë përshtypje !”.

Pas disa orësh ndjekje nga forcat turke çeta do të përgatitej për luftë duke u strehuar në haurin e Abaz Çanos, në rrethinat e fshatit Mashkullorë.

Çerçiz Topulli dhe Mihal Gra meno ne nje foto te kohes“Ushtarët duke u rrëzuar që përpjetë, na e prenë udhën edhe do të na kishin vrarë që të gjithëve po të mos ishin Çerçizi me Asllanin të cilët me të shpejtë nga këmbët, nxitonin edhe mundën të zënë një haur të rrëzuar, ku vetëm gurët kishin mbetur. Që atje me vrap u hapëm zjarr ushtarëve, duke shtrirë dy prej tyre kështu që ua premë hovin e sulmin dhe kësisoj mundëm të arrimë edhe ne gjer atje”, shkruan Gramenoja.

Në këtë haur gjysmë të rrënuar trimat e çetës së Çerçiz Topullit do të luftonin gjatë gjithë ditës duke u rezistuar forcave turke. “Plumbat na vinin me breshëri po ne qëndronim si ca statute në vendet tona dhe u përgjigjeshim me plumba, po duke qëlluar edhe me këngë kombëtare”, shkruan Gramenoja për historinë e kësaj beteje.

Gjatë kësaj lufte do të humbiste jetën luftëtari Hajredin Tremishti ndërkohë që do të plagosej edhe një tjetër pjestar i çetës. Ndërkohë në këtë beteje do të vritej edhe informatori i cili iu tregoi turqve vendin se ku ishte strehuar çeta pas vrasjes së bimbashit turk të Gjirokastrës.  Pas gati 15 orë rezitence, duke përfituar edhe nga errësira e mbrëmjes, çeta do të tërhiqej për në pjesën e sipërme të fshatit Mashkullorë, në drejtim të Malit të Gjerë.

“Duhej që të mos ndodhesha unë që të merrja anë në Luftën e Mashkullorës se fuqia ime është e dobët për ta përshkruar e zografisur ashtu sikundër ngjajti. Duhej pendë historiografi të sosur, duhej penda e një mjeshtri të vërtetë, duhej të ndodhej një shkenctar ushtarak dhe duhej që të ndodhej një këqyrës i luftës se vetëm atëherë do të përshkruanin të vërtetën”, shkruan patrioti Mihal Grameno për këtë ngjarje duke vijuar se: vetëm e vetëm këta do të mundnin që të përshkuanin dhe zografisnin hollësisht këtë luftë, e cila meriton një histori të tërë, se vetëm atëherë do të mësonte dhe kuptonte pritmja e kombit tënë, që qysh të dinin të mbushnin detyrën e tyre për atdhenë, duke luftuar, si qëmoti për tu lënë bijve të tyre lirinë dhe flamurin e shenjtë që të valonjë përmbi Shqipërinë”.

 Atentatorët e bimbashit turk

Në 13 mars të vitit 1908, në rrugën që përshkon lagjen Hazmurat në qytetin e Gjirokastrës, dy pjestarë e çetës së Çerçiz Topullit, Bajram Ligu dhe Hito Lekdushi, do të vrisnin në një atentat të mirëorganizuar nga kjo çetë bimbashin turk të Gjirokastrës.

filmi

Edhe në vitin 1906 pjestarë të çetës së Çerçiz Topullit kishin vrarë mitropolitin grek të Korçës si shkak të veprimtarisë së tij antishqiptare.

Sipas dëshmive historike, të dy partriotët Bajram Ligu dhe Hito Lekdushi, do të zbatonin kështu një vendim të “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”, i cili vepronte në atë vite në Jug të vendit, që e kishte dënuar me vdekje bimbashin turk të Gjirokastrës.

Lufta e Mashkullorës në këngët popullore dhe krijimtarinë e përpunuar

Gjatë këtyre 107 viteve, historia e Luftës së Mashkullorës dhe patriotëve pjesmarrës në të ka qenë motiv i preferuar jo vetëm për këngët popullore, veçanërisht ato polifonike por edhe për artin e përpunuar. Tashmë është bërë e famshme kënga te “Rrapi në Mashkullorë / foli Çerçizi me gojë / mylazim largo taborë / se të bëj të kuq me bojë / Çerçiz Topulli më thonë”.

Ndërkohë në vitin 1934, Skulptori i Popullit Odhise Paskali do të derdhte në bronz monumentin e Çerçiz Topullit i cili në vitin 1937, kur eshtrat e tij do të rivaroseshin në Gjirokastër, u vendos në qendër të sheshit kryesor të qytetit që sot mban emrin e tij. Një shumë prej 3 mijë napolona flori do të grumbullonin qytetarët gjirokastritë për të përballuar financiarisht ngritjen e kësaj vepre duke përjetësuar kështu në bronx kujtimin e djalit të Topullarajve.

filmi 1

Në këtë inisiativë do të kontribuonin financiarisht banorët e qytetit, tregëtarët dhe zejtarët e Pazarit si dhe mjaft gjirokastritë të cilët kishin emigruar në Amerikë. Ditën e inagurimit të monumentit të Çerçizit, emrat e tyre ishin shkruar në lista të gjatë të cilat ishin ngjitur në pjedestalin e mermertë ku ishte vendosur monumenti i bronxtë. Në vitin 1972 skulptorët Koço Beruka dhe Ksenofon Kostaqi do të ishin autorë të bazorelievit në bronz “Çeta e Çerçiz Topullit” i cili ngrihet në qendër të fshatit Mashkullorë. Në vitin 1977 shkrimtari Thanas Dino do të vendoste ne skenën e Teatrit  të Gjirokastrës dramën “Burrat e lirisë”, motivet e se cilës bazohen mbi historinë dhe ngjarjet e Luftës së Mashkullorës. Në vitin 1978 do të realizohej filmi epik “Liri a vdekje”, i cili edhe sot vazhdon të ndiqet me kërshëri dhe emocion nga shikuesit e moshave të ndryshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Indonezia ndërpret kërkimin e viktimave të aksidentit ajror të dhjetorit të shkuar

Indonezia ndërpret kërkimin e viktimave të aksidentit ajror të dhjetorit të shkuar

Studiues bullgarë të Krishtërimit në Shqipëri: Toleranca fetare në këtë vend, meritë e shumicës myslimane

Studiues bullgarë të Krishtërimit në Shqipëri: Toleranca fetare në këtë vend, meritë e shumicës myslimane

Nga VEHAP KOLA/ Kërkohet një aktor për avokat

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni