Bisedimet për konfliktin sirian: në diskutim propozimi për një kushtetutë të re

Një propozim i OKB-së për një kushtetutë të re siriane është marrë në shqyrtim nga palët në ditën e dytë të raundit të gjashtë të negociatave për paqen në Siri.

Krijimi i një komiteti konsultativ me aktivistë të shoqërisë civile dhe me teknokratë për të vënë piketat për një kushtetutë të re është pritur të diskutohet në takimin e delegacionit qeveritar sirian me të dërguarin e OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Një dokument që flet për ngritjen e këtij ekipi është marrë nga zyrtarët e qeverisë siriane, por ata nuk kanë bërë komente të mëtejshme.

Ndërkohë që pala tjetër, Komiteti i Lartë i Negociatave, që përfaqëson opozitën siriane, ka shprehur rezerva për draftin.

Me projektin e ri synohet të shmanget boshllëku konstitucional apo ligjor gjatë negociimit të procesit të tranzicionit politik.

Ky dokument është parë si surprizë nga Komiteti i Lartë i Negociatave.

Bisedimet e raundit të gjashtë në Gjenevë nën mbikëqyrjen e OKB-së janë pritur me skepticizëm, pa shpresën se mund të sjellin përparim pozitiv në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit gjashtëvjeçar. /tesheshi.com/