Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Bin Salman, nën presion për hakerimin e telefonit të Bezos

Akuzat për hakmarrje ndaj pronarit të Uashington Post dhe shefit të Amazon Jeff Bezos, kanë hedhur në dyshim edhe një herë imazhin e Princit të Kurorës saudite Mohammed bin Salman ndërsa ai ende po rimëkëmbet nga skandali i vrasjes së disidentit dhe gazetarit Jamal Khashoggi.

Raportet e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen e mundshme të Bin Salmanit në një sulm hakerimi ndaj Bezos kanë rritur presionin ndaj sundimtarit saudit pas vrasjes së Khashoggi, i cili gjithashtu është i lidhur me fronin saudit.

KB i ka bërë thirrje SHBA dhe autoriteteve të tjera që të shqyrtojnë urgjentisht akuzat se Bin Salman ishte i përfshirë në hakerim.

Raportuesit Specialë Agnes Callamard dhe David Kay, thanë se ata kishin informacione që tregojnë “përfshirje të mundshme” të Bin Salman në sulmin e supozuar kibernetik të vitit 2018, duke përmendur një raport mjekoligjor nga FTI Consulting, i cili u kërkua nga vetë Bezos.

Callamard, i cili ka hetuar dhe rolin e qeverisë saudite në vrasjen e Khashoggi, si dhe Kay, kanë treguar se ata besojnë se sulmi u krye “në përpjekje për të ndikuar me heshtje të Uashington Postit për Arabinë Saudite”.

Raporti thotë, me “besim të mesëm dhe të lartë”, se telefoni i miliarderit u hakua përmes një skedari video të dërguar më 1 maj 2018 nga një llogari ËhatsApp e përdorur nga Princi i Kurorës Saudite, pas së cilës pati një “ndryshim të pazakontë dhe ekstrem” në telefonin e Bezos.

Por ministri i Jashtëm saudit Farhan al-Saud hodhi poshtë akuzat si absurde. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts