Basha, stoicizmi vazhdon: s’ka ulje me Ramën!

Kreu demokrat Basha pati një takim me kryesinë dhe ish-deputetë, pas së cilit doli me përbetimin se nuk do ketë ulje në tryezë me Ramën si kryeministër.

“Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashkë me njerëzit alternativën, që shumicën ‘Rama ik’, shumicën që kërkon ndryshim, ta kthejmë në një mazhorancë politike dhe qeverisëse”, tha Basha.

E megjithatë, datë për protestën e radhës nuk dha. Për momentin, Basha është angazhuar në sfidën e radhës, atë që krerët bashkiakë të PD-së mos lëshojnë zyrat ndaj pasardhësve të dalë nga 30 qershori, sigurisht të PS-së. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts