Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Basha ia atribuon Ramës procesin e testeve: të bëjë sa më shumë!

Kreu demokrat Basha ka përcjellë tjetër mesazh, ku nga njëra anë dyshon në integritetin moral të autoriteteve mjekësore shqiptare që merren drejtpërdrejt me menaxhimin e epidemisë, e nga ana tjetër ia atribuon qeverisë procese të tilla si testet.

“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve”, shkruan Basha, nën bindjen se vendimet edhe për procese të natyrë ngushtësisht mjekësore, merren nga qeveria.

Më pas, ai hedh dyshime, të tilla që shkon direkt te profesionistët e mjekësisë, ata të linjës.

“Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!”, shkruan Basha.

Ai beson se rritja e numrit të testimeve, pa e specifikuar nëse është fjala thjesht në popull, pa kriter, apo në të dyshuar si të infektuar, do sjellë uljen e pasojave, njerëzore dhe ekonomike.

 “Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur kushton jetë“, shkruan kryedemokrati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i është përgjigjur disa herë se nuk është ai që merr të tilla vendime mbi strategjinë e luftës, pasi atë e drejton Komiteti Teknik i Epidemisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com