Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Artistja nga Jemeni: imazhe të paqes krijuar nga fotografitë e luftës

Kur koalicioni i drejtuar nga sauditët nisi operacionet ushtarake në Jemen vitin e kaluar, Saba Jallas u shtang sesa papritur ngjau një fakt i tillë. “Gjithnjë kam qenë optimiste dhe një person i lumtur, por kur nisi lufta, u trondita shumë”, thotë ajo.

Jallas, sikundër shumë jemenas të tjerë, i kaloi muajt e parë të konfliktit duke u përpjekur të gjejë mënyrën për të përballuar ndikimin që ai kishte mbi vendin dhe familjen. “Më duhej ta ruaja veten nga këto ndjenja negative dhe mendime që zinin gjithçka tjetër. Kërkova shumë në internet për të gjetur një mënyrë që të mos mendoja e ndjeja negativisht”.shkolla

Në fund, ajo gjeti frymëzim nga një grup artistësh palestinezë, që i shndërronin fotografitë e bombardimeve në Gaza në mesazhe rezistence. Ajo vendosi të përdorë telefonin e saj smart për të vizatuar mesazhet e veta mbi fotografitë e shpërthimeve dhe ndërtesave të shkatërruara në Jemen, duke i shndërruar skenat e rrënimit në skena bukurie e, madje, shprese.

Lufta në Jemen nisi pasi kryengritësit veriorë huthi morën kontrollin e kryeqytetit Sanaa dhe nisën të zhvendosen drejt jugut. Që prej asaj kohe, koalicioni që drejtohet nga sauditët, ka nisur sulme ajore me kërkesë të qeverisë së Jemenit, e vlerësohet se gati 6 mijë njerëz kanë humbur jetën.

shperthimi 1

Jallas, që nuk dëshiron ta tregojë vendbanimin e saj, i postoi fotografitë e veta në faqen e Facebook-ut me shpresën se po shpërndan një mesazh pozitiv në mes të gjithë lajmeve tragjike. “Zgjodha të përpiqem për të shëruar, përmes atyre fotografive”, thotë ajo.

bariu

“Ndoshta vizatimi nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe, por unë lumturohem shumë kur njerëzit më thonë se vizatimet e mia u kanë dhënë shpresë”, shton ajo.

Pjesa më e madhe e vizatimeve të Jallas janë vajza dhe gra që përqafojnë fëmijë apo që duken të lumtur. “Ndoshta, ngase unë i shoh gratë si simbole të dhembshurisë”, thotë ajo.

gruaja

Vizatime të tjera paraqesin njerëz me kostume tradicionale jemenase në pozicione paqësore, dhe disa prej tyre përpiqen të ringrenë shkollat e shkatërruara.

Në vitin 2010, Jallas pësoi një tragjedi personale. Vëllai i saj i vetëm u vra ndërsa shërbente në ushtri. Rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta, mirëpo Jallas thotë se vdekja e tij është pasojë e ndarjes që ka pllakosur shoqërinë jemenase dhe që ishte arsyeja që çoi në konfliktin aktual.

“Ka një mësim për secilin prej nesh nga ngjarjet në Jemen. Ne kemi nevojë të mësojmë të pranojmë ndryshimet tona,” thotë ajo. “Kur ngremë armët dhe flakim bukurinë tonë dhe artin, ky është rezultati.”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts