728 x 90 Leaderboard

Arrestohet babai mizor: i jep të pijë birrë fëmijës dy vjeç (video)

Policia në Sri Lanka arrestoi një burrë me dyshimin se ka “qerasur” me birrë të birin 2-vjeçar. Zëdhënësi i policies, Ruan Gunasekera i tha Reuters-it se i dyshuari ishte parë në një video në mediat sociale, që, në prani të tre miqve i jepte fëmijës të tij të pinte birrë.

“Policia i arrestoi ata për mizori ndaj fëmijës”, tha Gunasekera.

Pamja tregon se kur babai i fut grykën e shishes në gojë fëmijës, një zë dëgjohet në sfond duke thënë se “nuk është mirë t’i japësh alkool foshnjës”.

Gunasekera shtoi se fëmija është në kujdesin e një avokati, i cili do të testojë praninë e alkoolit në organizmin e të miturit. /tesheshi.com/

Related posts