Auto Dak
Auto Dak

Areoporti i Vlorës, Rama: ia arritëm!

Kryeministri Rama njofton se është bërë i mundur arritja e një marrëveshjeje për ndërtimin e Areoportit të Vlorës, e kjo pasi dështuan negociatat me turqit.

“Gati projekti per Aeroportin Nderkombetar te Vlores. Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar.  Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike. Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, shkruan shefi i qeverisë.

Areoporti i Vlorës ishte një ide e më pas një projekt i vëllazëruar me Air Albanian, por ndërsa e para u jetësua, e dyta pati shumë ngecje deri në mosfinalizimin marrëveshjeje. /tesheshi.com/   

auto pjese dak

Related posts