Korrespondenti i Al Jazeera-s, Imran Khan flet për atë se si sulmet e fundit në Arabinë Saudite janë shenjë se ISIS ka kaluar në dëshpërim.
Fakti që këto sulme ndodhën në muajin e Ramazanit, orët e fundit, dhe ajo çfarë mendojnë ata për muslimanët, ka shumë pak rëndësi për ISIS.
Ata mendojnë se të gjithë ata që nuk janë “abonuar” në ideologjinë e tyre, nuk janë muslimanë.
Përse janë kryer kaq shumë sulme ndaj civilëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë ISIS apo të paktën për to është fajësuar ky grup?!
“Ata kanë humbur territore në Irak, humbën territorin në Siri, po humbin territore në Libi, dhe kudo që janë fortifikuar”.
“Janë sulmuar ushtarakisht dhe tani ISIS-i po u dërgon mesazhe atyre njerëzve të cilët i sulmojnë, duke i porositur: ‘Ok ndoshta kemi humbur territore, por ne ende mund t’ju sulmojmë’.
Isha online në rrjete sociale gjatë kohës kur ndodhi sulmi, dhe kam biseduar me njerëz të cilët mbështesin ISIS-in, me ç’rast i kam pyetur: ‘Pse është sulmuar vendi ku pushon trupi i profetit Muhamed? Dhe më janë përgjegjur: Shiko, ai vend tashmë është shëndrruar në tempull. Njerëzit shkojnë atje për t’iu lutur profetit Muhamed, nuk i luten Islamit, dhe ne e dijmë se tempujt janë haram në Islam. Prandaj edhe konsiderojmë se është një shënjestër e duhur për sulm’.
Kjo është mënyra e tyre e të menduarit, kur flasim për ISIS-in. Nëse nuk besoni në ideologjinë e tyre, atëherë thjesht jeni armik dhe dëshirojnë t’ju vrasin ose t’ju përfitojnë.
“Gjithë ajo sasi e zemërimit që kam parë tek njerëzit, sidomos në Arabinë Saudite, është e pabesueshme. Njerëzit ishin shumë të zemëruar për shkak të sulmit dhe kjo do të ndryshojë mënyrën në të cilën shikohet ISIS-i tani e tutje, jo vetëm në Arabinë Saudite, por në përgjithësi në botën muslimane”. /tesheshi.com/