Auto Dak
Auto Dak

ANALIZË/ Çfarë po pritet në Itali? 4 skenaret kryesore për zgjidhen politike

Fati i qeverisë italiane tani është në duart e presidentit Sergio Mattarella, pasi kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqje duke i dhënë fund një qeverie populiste, e para e tillë në Evropën perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Kriza mori formë para dy javësh, kur Matteo Salvini, lideri i së djathtës ekstreme dhe ministër i Brendshëm, deklaroi se nuk ka më mbështetje të shumicës për koalicionin e tij dhe bëri thirrje për votim mosbesimi ndaj Conte-s.

Por ky i fundit i parapriu këtij votimi duke dhënë dorëheqje, rrjedhimisht duke e vënë vendin në një situatë mjaft të pasigurt.

Tani, e ka në dorë Mattarella, dhe mbetet të shihet nëse ka ndonjë alternativë tjetër për një qeveri shumice në parlament. Në të kundërtën, duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Të gjithë kundër Salvinit

Disa anëtare të partisë së qendrës së majtë – Partisë Demokratike (PD) dhe ish-partnerët e koalicionit të Salvinit nga lëvizja 5 Yjet kanë vënë në lëvizje një plan që po quhet “Plani i Ursulas”.

Kjo skemë përveç tjerash përfshin një partneritet mes grupeve që kanë votuar për Presidenten e Këshillit Evropian,  Ursula von der Leyen — por duke përjashtuar dy lëvizjet ekstreme, Ligën e Salvinit dhe partinë tjetër të ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”.

Nëse arrihet mbështetje e shumicës, qeveria mund të mbetet në duart e teknokratëve.

Kush është pro?

Plani për një qeveri pro-BE ka gjasa të mirëpritet në Bruksel dhe ka mbështetjen e ish-Presidentit të Komisionit Romano Prodi, i konsideruar në Itali si babai themelues i PD. Për ata që shpresojnë të heqin Salvinin nga qeveria e ardhshme, ky plan mund të funksiononte mirë, pasi thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në vend të “do të ishte një dhuratë për Salvini” duke pasur parasysh shifrat e mëdha që ai i posedon, sipas sondazheve.

Kush është kundër?

Ky skenar ka mundësi të përfshijë partinë “Forza Italia” të Silvio Berluskonit, pasi ndryshe nuk mund të funksionojë. Por 5 Yjet në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të punojnë me ish-kryeministrin, i cili ende hetohet për korrupsion, evazion, madje dhe skandale të tjera.

Forza Italia gjithashtu ndan pushtetin me Ligën në qeverisje rajonale. Disa analistë madje kanë paralajmëruar se bashkimi i  Ligës me partitë në opozitë, përfundimisht mund ta bëjë atë më të fortë sepse do të jetë në gjendje ta portretizojë veten si viktimë të elitave politike.

PD dhe 5 Yjet përjashtojnë Berluskonin

Ky plan do të zgjidhte “nyjen Berluskoni” të planit Ursula, pasi do të përfshinte vetëm PD-në dhe “5 Yjet”, si dhe disa parti më të vogla.

Ky moment do të ishte i sikletshëm edhe për Forza Italia kur do të votohej në Parlament.

Në këtë skenar, partia do të qëndronte në kundërshtim me Ligen dhe pjesën tjetër të Euroskeptikëve, por si anëtare e Partisë Popullore Evropiane, Forza Italia mund të ngurrojë të votojë kundër një qeverie pro-BE. Disa analistë në Romë thonë se Forza mund të jetë faktor përcaktues, e jo vetëm kundërshtar “konstruktiv”, do të thotë se do të votonte për disa ndryshime të propozuara nga qeveria.

Pro: Ky opsion, ashtu si plani i Ursula, ka gjasa të pritet mirë në Bruksel, pasi stopon planet e Salvinit lidhur me ndryshimet e rregullave të deficitit buxhetor të BE-së. Zyrtarët italianë, gjithashtu, nuk do të shqetësoheshin më që Roma të përjashtohej nga aksi Berlin-Paris për shkak të pozicioneve të qeverisë së tyre Euroskeptike. Deputeti Roberto Gualtieri i PD -së thotë për mediumin POLITICO se kjo marrëveshje do të parandalonte masat e Salvinit për miratimin e planeve të tij mbi reformën fiskale, për të cilat kritikët thonë se do të bënin dëm të madh në financat publike të vendit.

Kundër: Të heqësh qafe partinë më të popullarizuar në vend do të ishte mision i vështirë, dhe nuk mund t’u shpjegohet lehtë votuesve.

Salvini tashmë ka kërkuar nga mbështetësit që të dalin në rrugë për të protestuar kundër asaj që ai e quajti si “grusht shteti kundër demokracisë”. Dhe kjo lloj qeverie do të ishte më e prekshme ndaj çarjeve të brendshme edhe brenda demokratëve, pasi, pa Forza Italia, nëse PD ndahet, ashtu siç e parashikojnë shumë, qeveria do të bjerë.

Rruga drejt kutive të votimit

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është monedha e artë që Mattarella mund ta përdorë: ftesa për zgjedhje të parakohshme.

Por ky është opsioni i preferuar i Salvinit: Liga ka pasur mbështetjen e votuesve që nga zgjedhjet e  vitit të kaluar, duke marrë besimin e mbi 36 përqind, dhe duke dalë përpara të gjitha partive të tjera.

PD doli në vendin e dytë me 23 përqind ndërsa 5 Yjet me 19 përqind.

Pro: Rezultatet e zgjedhjeve ka gjasa të japin një qeveri më të qëndrueshme në krahasim me rezultatet jashtëzakonisht të përçara të vitit të kaluar. Një klimë si ajo vëri që të formohet një aleancë e pakëndshme midis 5 Yjeve dhe Lidhjes. Sipas parashikimeve të sondazheve të YouTrend, nëse partitë e krahut të djathtë do të krijonin një koalicion (përfshirë Lidhjen, Forza Italia dhe Vëllezërit e Italisë) ata mund të llogaritnin më shumë se 50 përqind të ulëseve në parlament.

Kundër: Me Salvinin kryeministër, Italia do të bëhej vendi i parë i Evropës Perëndimore që drejtohet nga një qeveri e ekstremit të djathtë pas luftës. Sipas shumë analistëve, kjo do të bënte që vendi të tërhiqej drejt Rusisë. Qeveria e re do të ishte gjithashtu më Euroskeptike, duke nxitur frikën në Bruksel se Salvini po komploton “privatisht” mundësinë për të braktisur madje monedhën euro, megjithëse javën e kaluar e ka mohuar publikisht këtë mundësi.

5 Yjet dhe Liga krijojnë armëpushim

Ky skenar mund të duket më i pamunduri duke pasur parasysh shkëmbimin akuzave mes Salvinit dhe udhëheqësit të 5 Yjeve, Luigi Di Maio

5 Yjet madje lëshuan një deklaratë ku thuhet se “Salvini nuk është më një bashkëbisedues i besueshëm”.

Por politika italiane zakonisht ka shumë “skena teatrale” përpara se ligjvënësit të arrijnë një kompromis përfundimtar, dhe një zyrtar i lartë i 5 Yjeve tha se në radhët më të larta të partisë, “shumë prej tyre e preferojnë Salvini”.

Pro: Qeveria në largim ishte e popullarizuar në mesin e italianëve dhe bërja e paqes me Ligën do të ishte rezultati më i mirë për Di Maio i cili, në çdo skenar tjetër, ka gjasa ë të humbasë rolin e tij të tanishëm të qeverisë si bashkë- zv/kryeministër.

Në një moment, mediat italiane madje raportuan se Salvini kishte ofruar që Di Maio të bëhej kryeministër në një koalicion të ri të partive të tyre, duke përjashtuar Conte, i cili nuk është anëtar i asnjë grupi. Por Di Maio hodhi poshtë raportet, duke i quajtur “lajme të rreme”.

Kundër: Një qeveri këtillë do të përballet me të njëjtat pengesa si ajo që sapo u shemb. Kjo do të thotë një përsëritje e mundshme e dramës aktuale, e cila për jashtë, mund të bëhet e papërballueshme.

Dhe nëse Salvini mbetet në pushtet me 5 yjet, ai mund të zbatojë planet e tij për ulje të mëdha të taksave dhe rritje të deficitit, ndoshta duke rrezikuar eurozonën, duke pasur parasysh se Italia ka borxhin e dytë publik më të madh në zonën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts