728 x 90 Leaderboard

Analiza: Shtetet e Bashkuara ka gjasa të jenë ndër humbësit më të mëdhenj nga vrasja e ambasadorit rus

Një ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov u qëllua për vdekje në një ekspozitë arti, disa publikime dhe politikanë turq e rusë nuk fajësuan njëri-tjetrin, por Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që synimi i vrasjes mund të ketë qenë të krijojë tension midis Rusisë dhe Turqisë, duket se amerikanët janë ata që do të marrin koston më të rëndë. “Mendoj se Shtetet e Bashkuara janë mes humbësve më të mëdhenj nga kjo situatë”, tha për “Foreign Policy”, Amanda Sloat, ish-nënsekretare e Shtetit për Europën Jugore dhe Mesdheun Lindor në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ekzistojnë dy pika kryesore tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Njëra prej tyre është Siria, ku Uashingtoni mbështet forcat kurde pavarasisht antipatisë së Ankarasë ndaj këtyre luftëtarëve. Tjetra është kleriku musliman, Fetullah Gulen, i cili jeton në Pensilvani  dhe të cilin Turqia e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në korrik e kërkon ekstradimin e tij. Gjithashtu, Turqia ka fajësuar gulenistët për vrasjen e ambasadorit, por Guleni, nga ana e tij, e ka dënuar vrasjen.

Që Turqia është vend anëtar i NATO-s nuk ka gjasa ta tërheqë Ankaranë më afër Shteteve të Bashkuara – duke parë se Rusia nuk do të përgjigjet ushtarakisht ndaj Turqisë. Edhe në nëntor 2015, kur një avion rus u rrëzua në hapësirën ajrore turke, (pa pasur mbështetjen e NATO-s), Rusia u përgjigj ekonomikisht, me sanksione, por jo ushtarakisht.

Dhe kjo si kundërpërgjigje të nje veprimi anti-rus të qeverisë, ndërkohë që në rastin e vrasjes së ambasadorit, po kundërpërgjigjet ndaj veprimit të një personi. Fakti që ai kishte qenë officer policie, thotë Sloat, mund të sugjerojë një farë politizimi të institucioneve shtetërore, edhe pse ajo thekson se është shumë shpejt nëse ky është rasti në fjalë.

Po ashtu, duket të jetë herët për të spekuluar sesi Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë politikat ndaj Turqisë. Sloat vë në dukje se shumëçka do të varet sesi administraa e re vendos të përgjigjet: presidenti i zgjedhur Donald Trump, nga ana e tij, nxorri një deklaratë ku e cilësonte vrasësin “një terrorist radikal islamik”.

Për momentin, ambasada amerikane në Ankara ka mbyllur dyert pasi një person i armatosur hapi zjarr në afërsi të godinës disa orë pas vrasjes së ambasadorit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusgolu shkoi në Moskë për bisedime me Rusinë dhe Iranin për Sirinë, ashtu si ishte planifikuar; Rusia ka dërguar dhjetëra hetues për të parë nga afër se kush e vrau ambasadorin e saj. Dhe Turqia dhe Rusia, sipas të gjitha gjasave, do të bashkëpunojnë për hetimin.

Dy vendet, aktualisht, “po marrin ekzaktësisht atë që duan nga njëri-tjetri në Siri”, shpjegon Sloat, duke shtuar: “Unë dyshoj se kjo do të jetë tema dominuese në marrëdhëniet e tyre në këto moment. Asnjë palë nuk do të lejojë që incidenti të minojë atë që ato kërkojnë të arrijnë në Siri”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts