Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

AMBASADORJA/ Yuri Kim, si Grenell: Doni investime amerikane? Mos pengoni Reformën në Drejtësi!

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mbajti të parin fjalim të saj pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri për të vijuar misionin e saj diplomatik si e dërguara e Uashingtonit.

“Jam e nderuar të jem këtu para ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së Kjo ndërtesë e bukur qendron si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano-shqiptare”, ishin fjalët e para të saj, ngarkuar me patetizëm.

Nënkëtë frymë, ajo evokoi rolin e ish-presidentit Ëillson, duke thënë se “Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë po rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë presidenti, Ëidroë Ëillson ngriti zërin për Shpipërinë kur askush nuk e bëri. Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur”, tha Kim.

Ajo më pas iu referuar fundit të epokës komuniste, kur mes dy vendeve nuk kishte marrëdhënië, të rivendosura pas rënies së regjimit.

“Edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrin popujt tanë vazhduan ta mbështesin njëri tjetrin. Qendruam të lidhur dhe flisni me njëri tjetrin midis Zërit të Amerikës. Kemi qendruar krahë jush që atëherë dhe tani përpjekjet tuaja për t’u anëtarësuar në BE. Sot qëndrojmë pranë jush në mbështetje të ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështirë përpara, por dimë se puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë afër teje. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate më e fortë. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë të përforcojë kandidaturën e saj për në BE”, tha ambasadorja e re amerikane.

Më pas, duke iu referuar aktualitetit, ajo hodhi tezën e “investimeve amerikane”, një e tillë që po promovohet dhe nga i dërguari special për dialogun Prishtinë – Beograd, Richard Grenell, si një mënyrë për paqe mes dy shteteve. Në rastin e Shqipërisë, kusht mbetet mospengimi i Reformës në Drejtësi.

“Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë. Jam besimplotë teksa drejtësia të hedh rrënjë në Shqipëri, më tepër investitorë do të vijnë në Shqipëri në mënyrë që të krijohen më tepër mundësi punësimi. Të mos ketë dyshime që SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleate dhe mike të vërtetë”, tha ambasadorja Yuri Kim. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts