728 x 90 Leaderboard

Alyssa Carson, 17-vjeçarja që NASA po e bën gati për në Mars

Alyssa Carson ka ëndërruar dhe po punon që të jetë ajo femra e parë që do zbresë në Mars si austronaute.

Sot 17-vjeçe, ajo sapo ka filluar trajnimin për këtë profesion qiejsh e galaktikash.

Plani është që në 2033, kur Alyssa duhej të jetë 32 vjeçe, ta vërë këmbën në planetin e kuq. Aty ajo do qëndrojë për eksperimente shkencore dy deri në tre vjet, për të gjetur shenja jete.

Thuhet se ajo është magjepsur me universin që në moshën 3-vjeçare.

Tashmë NASA është duke punuar intensivisht me vajzën në mënyrë që të përgatiten për misionet e ardhshme. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts