728 x 90 Leaderboard

Albin Kurti: më vjen keq që s’kam kundërkandidat, me Ymerin do të konsultohem siç bënte ai me mua

Kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie, e ka falënderuar ish-kryetarin Visar Ymeri për kontributin trevjeçar në këtë post dhe ka thënë se do të konsultohet me të në rast se zgjedhet kryetar.

“Dua ta falënderoj Ymerin për udhëheqjen trevjeçare, për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të tij dhe shumë të vlefshëm. Visari është anëtar i Lëvizjes dhe është deputet i Lëvizjes bashkë me neve. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk kisha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem me të”, ka thënë Kurti për Ymerin.

Kurti, ndërsa ka folur për kandidaturën ka thënë se nuk ndihet mirë që nuk ka kundërkandidat.

“Jemi në prag të zgjedhjeve të reja në Lëvizje, e cila e dëshiron demokracinë dhe e praktikon demokracinë. Ky është zhvillim i rëndësishëm për të qenë bashkë në një drejtim. Kam shpresuar se do ketë kandidat tjerë, por më vjen keq që nuk ka. Programi ynë e bën zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar. Kështu do jetë edhe tani, një program doktrinor, për zhvillim ekonomik, për përkrahje të prodhuesve vendorë, për të drejat e njeriu dhe pakicave. Ne përbëjmë zhvillimin e organizatës transparente e cila ka vend për njerëz të drejtimeve të ndryshme, që lufton abuzimet prej atyre në pozitë të lartë. Një organizatë që vlerëson faljen dhe kërkimfaljen, një organizatë që i kushton rëndësi dijes, artit e kulturës. Funksionilizimi i një komisioni për qështje gjinore, seksiszmi duhet ndëshkuar në çdo mënyrë” ka thënë Kurti.

Në paraqitjen e platformës së Kurtit munguan anëtarët e dorëhequr të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Qëndron Kastrati etj.

I pranishëm nuk ishte edhe Shpend Ahmeti i cili ka zgjedhur apo rastisur të jetë në Tiranë, por nuk ka mundur ta huq fjalimin e Kurtit pasi e ka ndjekur “live” në Facebook. Njësoj ka bërë edhe i dorëhequri Driton Çaushi.

Ndër të pranishmit përveç aktivistëve, janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, Ismail Kurteshi, si dhe prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari. /tesheshi.com/

Related posts