20 vjet nga dalja e termit “islamofobi”, raporti britanik: ja çka ndodhur prej ahere e deri sot

Urrejtja ndaj muslimanëve është bërë gjithnjë e më e pranishme në Britani të Madhe krahasuar me 20 vjet më parë, sipas një raporti të organizatës e cila prezantoi termin “islamofobia” para publikut në vitin 1997.

Runnymede Trust publikoi një studim të ri, dy dekada pas publikimit të raportit revolucionar, në të cilin lëshohet në piskamë racizmi me të cilin përballen muslimanët britanikë.

“Gjatë dy dekadave të fundit, ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit mbi islamofobinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për diskriminim kundër muslimanëve apo për një diskutim politik dhe publik për të”, thuhet në raport.

“Është mirë që muslimanët britanikë gjithnjë e më shumë po luftojnë me islamofobinë, por për të luftuar dhe për t’i dhënë fund islamofobisë dhe të gjitha formave të racizmit në mënyrë më efikase, të gjithë duhet të ballafaqohemi me të dhe ta dënojmë atë kudo që jemi, dhe t’i kushtojmë rëndësi ngritjes së vetëdijësimit të të tjerëve për ndikimin e saj të gjerë”.

 

Së bashku kundër jotolerancës

Muslimanët apo pakicat etnike dhe qeveria nuk duhet të jenë të vetmet palë përgjegjëse për luftën kundër islamofobisë. Punonjësit, fqinjët, mësuesit dhe qytetarët e tjerë duhet të rrisin ndërgjegjësimin për luftën kundër racizmit “kudo dhe në cilëndo mënyrë që ajo shfaqet”, thuhet në raport.

Raporti Runnymede i vitit 1997, i quajtur “Islamofobia: Një sfidë për të gjithë ne”, tërhoqi vëmendjen për rritjen e konsiderueshme të paragjykimeve kundër muslimanëve dhe ndikimin e thellë që kishte në jetën e myslimanëve britanikë, duke identifikuar dhe promovuar një nocion relativisht të panjohur dhe problemin e “islamofobisë” në ndërgjegjen publike.

Gjatë 20 viteve të fundit, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork dhe atp të 7 korrikut të vitit 2005 në Londër, Britania është pjesë e një bote e cila po lufton me rritjen e grupeve të armatosura, si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL), dhe pasigurinë në vend.

 

Dënimi kolektiv

Pavarësisht nëse sulmuesit kishin origjinë muslimane, shpeshherë i gjithë komuniteti është përballur me dënim kolektiv.

Në një raport të ri, Runnymede kritikon qeverinë për përkufizim të paqartë të termit “islamofobia”, duke deklaruar se është pak e kuptueshme domethënia e saj, edhe pse politikanët dhe publiku shpesh e përdorin atë në masë të gjërë, duke reduktuar natyrën e shumëfishtë të disponimit bashkëkohor anti-isla, si dhe përvojat e përjetuara të individëve dhe komuniteteve.

Në vend të kësaj, “është propozuar termi” racizmi anti-musliman sepse është më gjithëpërfshirës sesa ndikimi i prekshëm i islamofobisë.

Farah Elahi, hulumtuese dhe analiste politike e Runnymede Trust, tha se islamofobia tani është e strukturuar në politikë.

 

Fokusi politik

“Tani ka një fokus politik krejtësisht ndryshe ndaj komuniteteve muslimane sesa në vitin 1997. Pjesa më e madhe e tij është orientuar në strategjitë kundër terrorizmit, por, në masë më të gjërë, fokusi është vënë në strategjinë e integrimit”, tha Elahi.

“Si politikanët ashtu edhe mediat kanë vënë muslimanët në kuadrin e një perspektive të devijuar kundër terrorizmit, duke ndikuar në kuptimin e komuniteteve myslimane nga ana e masës së njerëzve dhe mënyrën se si i perceptojnë ata.”

 Elahi shtoi se përhapja e islamofobisë është përhapur përtej ndikimit të politikës, duke çuar deri te një “ndëshkim musliman”, duke përfshirë institucionet shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore.

“Ne e kuptojmë se si islamofobia ndikon në krimet e urrejtjes, por kur dikush kërkon një punë dhe vjen në intervistë, këto stereotipe mund të ngelin në mendjen e punëdhënësve, madje edhe kur shkojnë te një doktor, kur shkojnë në shkollë”, tha ajo.

 

Lidhshmëria reciproke

“Një nga gjërat që kemi dashur të tregojmë në raport është se të gjitha këto gjëra janë të ndërlidhura njëra me tjetrën: fokusi politik dhe përfaqësimi i medias që portretizon muslimanët në një mënyrë të caktuar, ushqejnë një stereotip të veçantë për muslimanët, duke ushqyer njëra tjetrën, dhe efektet manifestohen në dënime më të mëdha në tregun e punës, ndikim më të madh në shëndetin mendor, në ndëshkimet në sistemin e drejtësisë penale”.

Këta faktorë ristrukturuan jetën e përditshme shoqërore dhe politike të myslimanëve britanikë, të karakterizuar nga një seri stereotipesh që i etiketojnë ata si “të tjerët”, që çuan në rritjen masive të krimeve anti-myslimane të urrejtjes vitin e kaluar.

Këta faktorë ristrukturuan jetën e përditshme shoqërore dhe politike të myslimanëve britanikë, të karakterizuar nga një seri stereotipesh që i etiketojnë ata si “të tjerët”, të cilat çuan në rritjen masive të krimeve anti-muslimane të urrejtjes vitin e kaluar.

Baronesha Sayeeda Warsi, e vetmja anëtare muslimane e qeverisë, tha se islamofobia u bë “kënd i vdekur i Britanisë” dhe se tani kjo është forma “më e respektuar” e frikësimit.

 

Islamofobia në media

Në parathënien e raportit ajo shkroi: “Në vitin 2011, thashë se islamofobia kaloi ‘testin e bisedës gjatë një darke;. Fola për ata të cilët kanë shprehur jotolerancën e tyre publikisht, por edhe ata të cilët e bëjnë këtë në mënyrë më subtile në situatat më të respektuara, gjatë darkave të klasës së mesme. Është pikërisht kjo formë e fshehtë e islamofobisë, e mbështjellur me argumente intelektuale, e mbështetur nga qendrat kërkimore, analistët dhe madje edhe politikanët, diçka me të cilën është dashur të përballem gjatë dekadës së fundit”.

Warsi thotë se ishte e shqetësuar për institucionalizimin e islamofobisë në disa pjesë të mediave gjatë dekadës së fundit, dhe bëri thirrje për një hetim parlamentar mbi islamofobinë në mediat britanike në fillim të prezantimit të raportit.

“Nga të gjitha sfidat për një Britani kohezive, e cila nuk do të jetë e bezdisur nga muslimanët, disponimi armiqësor i gazetarisë është më shqetësuesi.”

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një hetim në Partinë e saj Konservatore, duke cituar fushatën anti-muslimane të nisur nga kandidati konservator Zac Goldsmith kundër kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/