728 x 90 Leaderboard

100 vjet nga fundi i Luftës së Parë Botërore: edhe 100 të tjera për pastrimin e tokës franceze nga municionet

Sot mbushen plot 100 vite nga fundi i Luftës së Parë Botërore. Pas një shekulli, kur shohim Europën, e kemi të vështirë të imagjinojmë kasaphanën e asaj lufte, por dhe të Dytës që do pasonte pas pak vitesh.

Dhe ajo Franca e begatë sot, ende mban në tokën e sa me mijra tonelata armatim.

Llogaritet që të paktën 250 deri në 300 tonë armë gjenden në lumenjtë në Francën Lindore.

Pas 100 vjetësh, në zona të ndryshme ende gërmohet për të ç’minuar fushat e vdekjes dhe thuhet se mund të duhen dhe 100 të tjera deri në pastrimin total ë.

Në Vilosnes-Haraumont, ku kalon lumi Meuse në veri dhe perëndim të Verdunit, ushtria gjermane ka hedhur memijëra predha në lumë pas një beteje në vitin 1916.

Javën e kaluar, zhytësit hynë në ujin e ftohtë për të nxjerre një duzine predhash të varrosura në fund të lumit përpara se vinçi të nxirrte armë të ndryshkura në breg.

Më shumë se pesë ton predha të pashpërthyera u gjetën brenda një dite në lumë.

Për shefin e  Qendrës së Veprimit ndaj Minave në Metz, Guy Momper tha se është një proces i vështirë, por një detyrë e rëndësishme, e cila ka për qëllim që mbrojë njerëzit nga predhat që dhe sot mund të shpërthejnë.

“Ne kemi nevojë për të pastruar tokën”, tha Momper, duke vlerësuar se do të duhej më shumë se një shekull për ta përfunduar si proces.

“Kur raportojmë se ka predha diku, ne menjëherë dalim në fushë”, shton ai.

Lufta e Parë Botërore u zhvillua kryesisht në tokën franceze dhe belge.

Gjurmë të dukshme të llogoreve të vjetra ka ende dhe sot.
Pjesa më e madhe e konfliktit ndodhi në llogore, ndonjëherë të largëta vetëm një metër, të gërmuara përgjatë kufijve të Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës.

Më shumë se 10 milionë ushtarë, duke përfshirë rreth 1.4 milion francezë, vdiqën në luftë, e cila u ndërpre në 11 nëntor 1918, duke ndryshuar në mënyrë dramatike demografinë dhe peizazhin e Francës. /tesheshi.com/

 

Related posts