Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zv/ministrat e qeverisë së Kosovës: asgjë veç rrogëtarit!

by te Sheshi
15/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Zv/ministrat e qeverisë së Kosovës: asgjë veç rrogëtarit!
10
SHARES

Nga Blendi Gashi

Në 19 ministri, sa janë aktualisht në qeverinë e Kosovës, deri më tani janë të punësuar 32 zëvendësministra, por që numri i tyre mund të rritet ende.

Shumica e tyre kurrë nuk kanë bërë asnjë punë, madje disa nga ta nuk i njeh askush. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, që nga paslufta personat që janë emëruar në pozitë të tillë kanë marrë dhe marrin paga të majme nga buxheti i shtetit.

Sipas deklarimit të pasurisë, pagat e zv.ministrave sillen nga 1.200 deri në 1800 euro.

Portali tesheshi.com ka llogaritur mesataren e këtyre pagave me 1500 euro. Nga kjo llogaritje ka dalë se për 32 zv.ministrat aktualë, nga buxheti i shtetit brenda një muaji paguhen 48 mijë euro. Kurse, brenda një viti del se këta zyrtarë të shtetit marrin prej arkës së shtetit mbi 576 mijë euro.

Kurtan Kajtazi, kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri, është personi më i ri që është emëruar në pozitën e zëvendësministrit, konkretisht në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke çuar në 32 numrin e zv.ministrave.

Pozita e zv.ministrit, nga praktika që kemi parë deri më tash, është vetëm një post që thithë para nga buxheti i Kosovës dhe privilegje nga të qenit në këtë pozitë.

Një ish-zëvendësministër, emër i njohur për redaksinë e portalit tesheshi.com, ka deklaruar se gjatë kohës sa ka ushtruar këtë pozitë, puna më e madhe që ka bërë ka qenë respektimi i orarit e pothuajse asgjë tjetër që mund të përmendet.

“Po ju them sinqerisht, pozita e zv.ministrit është më shumë sa për të vendosur në një vend pune zyrtarë të ndryshëm të partive që për momentin nuk janë të sistemuar në ndonjë vend.

Mua më kujtohet mirë se sa kam punuar në ministri në pozitën e zv.ministrit nuk kam pasur mundësi të marrë asnjë vendim. Ndonjëherë kam dhënë, të themi ndonjë këshillë timen, por që në të shumtën e rasteve as që është marrë parasysh. Andaj, them nga përvoja se duhet të ndalet praktika e emërimit të zv.ministrave, sepse shumica prej tyre, për të mos thënë të gjithë, nuk bëjnë asgjë, vetëm thithin paratë e buxhetit dhe një gjë e tillë është dëshmuar ndër vite”, ka deklaruar një nga ish-zv/ministrat që nuk ka pranuar të deklarohet me emër.

Edhe qeveria aktuale ka vepruar njëjtë si qeveritë e kaluara duke emëruar, thënë më mirë rehatuar, zyrtarët e partive në koalicion, PDK-së dhe LDK-së, që kanë mbetur pa punë, por jo pse të tillët në fjalë bëjnë ndonjë punë të madhe.

Në pozita të tilla, PDK dhe LDK kanë emëruar në pozitën e zv.ministrave persona që kanë qenë kandidat apo ish-kryetarë të komunave, apo ish-kandidat që nuk kanë arritur të bëhen deputetë.

PDK, në pozitën e zv.ministrit ka reahtuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn (zv.ministër i Financave), ish kreun e Mitrovicës, Avni Kastratin (zv.ministër të Tregtisë) etj.

Kurse, LDK në postin e zv.ministrit ka emëruar ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Klinës, Fadil Gashin (zv.ministër i FSK-së), kandidaten për deputete, Rita Hajzeraj-Beqaj si zv.ministre të Punës) etj.

Numri i zv.ministrave pritet të rritet ende duke pasur parasysh faktin se sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, ishte paraparë që të emërohen nga dy zv.ministra në secilën ministri, e që aktualisht në disa prej tyre kanë të emëruar vetëm nga një zv.ministër.

Zv.ministrat aktual të Kosovës

Ministria e Jashtme – zv.ministër Petrit Selimi

Ministria e Kulturës – zv. ministre Elefete Shababi , zv.ministër Rexhep Hoti

Ministria e Administratës Publike  – zv. ministër Hajredin Hyseni , zv.ministër Mustafë Myrtaj

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal – zv. ministër Bajram Gecaj , zv.ministër Gjergj Dedaj

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë – zv. minister Anila Statovci –Demaj, zv.ministër Usmen Baldzi

Ministria e Diasporës – zv.ministër Sahit Krasniqi

Ministria e Drejtësisë – zv. ministër Lirak Çelaj

Ministria e Financave – zv. ministër Agim Krasniqi, zv.ministër Isni Kilaj

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – zv.ministre Besa Zogaj-Gashi, zv.ministër Gani Koci

Ministria e Integrimit Evropain – zv.ministër Ramadan Ilazi

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – zv. ministër Fadil Gashi, zv. ministër Muhamet Latifi

Ministria për Komunitete dhe Kthim – zv. ministër Qaush Balaj, zv.ministër Jollxhi Shala

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – zv.ministër Ferat Shala, Mendim Rugova dhe Sladjan Nikolçeviç (Lista Serbe)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Zv.ministre Rita Hajzeraj-Beqaj, zv.ministër Qazim Rrahmani (nuk figurojnë në faqen e ministrisë)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – zv. ministër Vezir Januzaj, zv.ministër Kurtan Kajtazi (i emëruar së fundmi, emri i tij ende nuk figuron në faqen e ministrisë)

Ministria e Punëve të Brendshme – zv.ministër Nehat Mustafa, zv.ministër Valdet Hoxha

Ministria e Shëndetësisë –  zv.ministër Izet Sadiku, zv.ministër Kadir Hyseini

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – zv.ministër Avni Kastrati

Ministria e Infrastrukturës – zv.ministër Fehmi Mujota, zv.ministër Hanefi Muharremi

Ministrat dhe zëvendësministrat ndër vite

Në vitin 2004 në Qeverinë e Kosovës kanë qenë 13 ministra dhe 26 zëvendësministra. Në vitin 2005 kanë qenë 15 ministra dhe 30 zëvendësministra .Numri i njëjtë i tyre ka qenë edhe në vitin 2006 dhe 2007. Në vitin 2008, numri i ministrave ka qenë 17, derisa i zëvendësministrave 34. Edhe në vitin 2009 ka qenë numri i njëjtë i tyre. Kurse, në vitin 2010 kanë qenë 18 ministra dhe 36 zëvendësministra. Derisa, në vitet 2011, 2012 dhe 2013 numri i ministrave ka qenë 19 dhe i zëvendësministrave 38. Në vitin 2014 numri i ministrave është 19, plus një pa portofol dhe 39 zëvendësministra. Në vitin 2015 janë 19 ministri plus dy ministra pa portofil, dhe deri më tani janë 32 zv.ministra të emëruar. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Franca teston ilaçin e ri kundër dhimbjeve: në gjendje të rëndë 6 persona

Franca teston ilaçin e ri kundër dhimbjeve: në gjendje të rëndë 6 persona

Juncker: Kemi dështuar në zgjidhjen e krizës së emigrantëve

Juncker: Kemi dështuar në zgjidhjen e krizës së emigrantëve

Ngacmuan disa femra, pishina publike në Gjermani vendos të ndalojë hyrjen e refugjatëve

Ngacmuan disa femra, pishina publike në Gjermani vendos të ndalojë hyrjen e refugjatëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni