Një zjarr ra në atë që konsiderohet xhami e stilit europian të Stambollit. E ndodhur në lagjen Sisli, xhamia Teshvikije që ishte në proces restaurimi, u përfshi nga flakët duke bërë që shtëngullnga tymi të dalin prej minares së saj.
Ekipet e emergjencës ndërhyrë menjëherë dhe arritën të shuajnë flakët brenda një kohe të shkurtër. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen e ende.
Xhamia Teshvikie u ndërtua nga Sulltan Abdulmexhid I në 1854, në stilin neo-barok. Por fillesat i pati nga Sulltani Selim III në 1794.
E ndërtuar në të njëjtën epokë si me xhaminë e Ortakoit dhe Pallatin Dollmabahçe, xhamia reflekton stilet evropiane të kohës, me kolona të bardha të dallueshme në hyrje të saj. Shpesh përdoret për funeralin e figurave publike. /tesheshi.com/