Një vajzë 4-vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një ndërtesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Mësohet se vajza ishte shtetase shqiptare kurse zjarri e ka kapluar ndërtesën si pasojë e një ngrohëse elektrike. /tesheshi.com/