Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg, ka thënë se është i zhgënjyer që nuk është e mundur të zgjidhet mosmarrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
Soltenberg ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi dialogun dje në Bruksel.
“Ne jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget,” tha Soltenberg në Twitter.
Ai shtoi se NATO-KFOR-i mbetet vigjilent.
Dhe shefi i diplomacisë evropiane Borrell njoftoi se e informoi Stoltenberg për “rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE-së”.
“Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE-ja dhe NATO-ja mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren. EULEX Kosova po monitoron me kujdes gjithçka,” shkroi Borrell në Twitter. /tesheshi.com/