Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zhgënjen dekriminalizimi: ndëshkohen vetëm 50 zyrtarë “për procedurë”; shpëtojnë deputetët me “cene kriminale” në biografi

by te Sheshi
20/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Zhgënjen dekriminalizimi: ndëshkohen vetëm 50 zyrtarë “për procedurë”; shpëtojnë deputetët me “cene kriminale” në biografi

Nga Ylli Pata

Dekriminalizimi i trumbetuar me bujë nga lideri i opozitës Lulzim Basha, si një fitore politike dhe jo thjesht si trofe taktik, ka prodhuar si pasojë vetëm 50 viktima, dhe të gjithë “harabela”.

Janë vetë 49 këshilltarë bashkish që rrezikojnë largimin ngaqë kanë shkelur ligjin e dekriminalizimin. Kjo pasi nuk e kanë plotësuar formularin. Ndërsa ata deputetë dhe krerë bashkish, edhe pse kanë shkruar që kanë pasur më shumë se njëherë problem me ligjin, nuk preken pasi çështja ndaj tyre ose është pushuar ose është amnistuar.

Pra, ligji nuk ka qenë serioz dhe me vullnet për të larguar këdo që të paktën njëherë ka lënë gishtat në Policinë e Shtetit.

Sipas listës së publikuar sot nga KQZ, nga 65 këshilltarët që nuk kanë plotësuar formularin 16 kanë dhënë paraprakisht dorëheqje nga posti, ndërsa 49 të tjerë nuk kanë respektuar ligjin.

Nga këshilltarët që rrezikojnë të penalizohen bien në sy emra të njohur si Vasil Bollano (Himarë), Klodeta Dibra e Luan Bregasi (Tiranë), si dhe drejtues lokalë të PS-së, PD-së dhe partive të tjera.

Ndërkaq, 14 deputetë të parlamentit shqiptarë dënuar nga një gjykatë apo kanë pasur problem me ligjin. Nga këta, deputetë 9 janë të opozitës dhe 5 të mazhorancës.

I pari në radhë është numri dy i PD-së, Arben Ristani, i cili është dënuar me vendim gjykate për korrupsion pasiv, por vepra për të cilën u dënua me vendim të prerë, por që më pas u amnistua në vitin 1997 nga presidenti i asaj kohe, Berisha.

Arben Ristani është dënuar si gjykatës në vitin 1994 me 5 muaj burg dhe një vit me kusht për akuzën “Dhënie e vendimit të Padrejtë”.

Alban Zeneli i Partisë Demokratike ka deklaruar dy dënime. Në vitin 1992, ai është dënuar me 6 muaj burg në Kukës për akuzën “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” ndërsa në vitin 1996 është dënuar me 30 mijë lekë gjobë për akuzën “kundërshtim i punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi është zyrtarisht i padënuar sipas vetëdeklarimit të tij, por ka qenë tre herë i pandehur, dy herë për favorizim prostitucioni dhe një herë për pjesëmarrje në miting të paligjshëm. Hetimet ndaj tij për favorizim prostitucioni i përkasin viteve 2000 dhe 2001 dhe janë mbyllur me vendim për pushim hetimesh nga prokuroria e Kurbinit dhe ajo e Tiranës.

Po ashtu, i është mbyllur edhe çështja e pjesëmarrjes në ngjarjet e dhunshme të 14 shtatorit 1998 në Tiranë.

Fatmir Mediu, ka deklaruar se ka qenë nën hetim në Milano, Itali më 1998 për “Pengim i forcave të policisë në kryerjen e detyrës”, ka marrë vendim pafajësie.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu rezulton gjithashtu i padënuar, por ai ka qenë nën hetim në vitin 2009 nën akuzën “Kundërshtim të Punonjësit të Policisë”.

Armando Prenga i Partisë Socialiste i përjashtuar nga kjo parti vitin e kaluar pasi u akuzua se hapi zjarr dhe plagosi disa qytetarë, ka deklaruar vetëm problemet aktuale me drejtësinë, tre akuza, për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje. Prenga rezulton se ka ndërruar emrin. Ai ka qenë quajtur më herët Mondi Prenga.

Parid Cara nga Partia Socialiste, ka një dënim administrativ me gjobë nga një gjykatë në Itali për shkelje të Kodit Rrugor.

Pjerin Ndreu gjithashtu nga Partia Socialiste ka deklaruar se ka qenë nën hetim në vitin 2004 në Tiranë për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, por ka dalë i pafajshëm në gjykatë.

Tom Doshi, i zgjedhur nga Partia Socialiste dhe aktualisht deputet i pavarur pasi u përjashtua nga selia rozë ka deklaruar se është dënuar me 1 vit burg nga një gjykatë ushtarake shqiptare në vitin 1990 për akuzën “Shkelje e padenjë në shoqëri”, pra për rrahje.

Ndërkaq, dy kryebashkiakët e akuzuar nga opozita, Elvis Roshi dhe Artur Bushi rezultojnë se janë arrestuar njëri në Gjermani dhe tjetri në Itali, por më pas të liruar nga organet e drejtësisë të vendeve përkatëse.

Po ç’ndodh me këtë ligj tani?!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke iu drejtuar PD-së me një pyetje retorike: Ku i ke 19 kriminelët e deklaruar?

“Makineria e baltës ka këto funksione: Shpife riprodhon shpifjen në media ngre akuza përsërit akuzat pa pushim dënon publikisht te akuzuarit. Ligji i “dekriminalizimit” unikal në botë për nga ashpërsia, tani pyesni Shqupin ku janë 19 kriminelët e PS në Kuvend? ‪#‎Shqupi makineri balte!” shkruan kryeministri në facebook, menjëherë pasi KQZ publikoi listën e deputetëve e kryebashkikavë me probleme me ligjin në të shkuarën e tyre.

Ndërkaq, lideri i opozitës, Lulzim Basha ende nuk është prononcuar zyrtarisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Pentagoni refuzon prerazi kërkesën ruse për sulme të përbashkëta në Siri

Pentagoni refuzon prerazi kërkesën ruse për sulme të përbashkëta në Siri

Si të kuroni thembrat e çara

Si të kuroni thembrat e çara

Të lodhur nga celulari juaj? Krijoni vet tuajin në Google

Të lodhur nga celulari juaj? Krijoni vet tuajin në Google

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni