Pasi Gjykata Kushtetuese dja verdiktin përfundimtar për mosrikthim të Shukri Xhelilit në detyrën e kreut të Bashkisë së Peshkopisë, presidenti Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve për këtë bashki, 11 shtatorin.
Dhe këto zgjedhje të pritshme, mund të konsiderohen dhe si një “betejë e ashpër për Peshkopinë”, ku në garë pritet të jenë disa forca veçmas, pa koalicion, nëse vijon ende kjo situatë ftohjeje mes PS dhe LSI.
Vetë Xhelili, llogaritet të ketë qenë viktimë e një përplasjeje PS-LSI në nivel lokal, edhe pse kjo nuk e përligj aspak gjestin e tij të ulët të shfrytëzimit trashanik të postit për shuarje epshesh seksuale. /tesheshi.com/