Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhjet në Shqipëri në 27 vite: ja cilat janë të vetmet befasi

by te Sheshi
26/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Zgjedhjet në Shqipëri në 27 vite: ja cilat janë të vetmet befasi

Zgjedhjet e 25 qershorit u paraprinë nga një pretendim emblematik i LSI-së, se do ishte ajo fituesja e surprizë e tyre. Ajo e marketoi fort këtë, si në pozitat e aleancës me PS-së, e si më pas kur kjo aleancë morri një krisje të thellë deri në zhbërrjen përfundimtare, pas paktit Rama – Basha, ku Meta e pa veten në kurthin e humbjes e rënies nga pushteti pas 8 vitesh duke iu gëzuar atij në pozitën e privilegjuar të king maker-it. Por siç po shihet, e gjitha ka qenë një ëndërr në diell për LSI-në. Ajo nuk ka mundur dot që të cenojë as pozitën e PD-së, diçka më e përfolur dhe deri diku më e besueshme, duke mbetur aty ku është prej vitesh, në vendin e tretë.

Dhe këtu është rasti për të kujtuar surpizat e vetme të 27 viteve pluralizëm përgjatë gjithë proceseve zgjedhore, ku duhet thënë se LSI ka vetëm një të tillë: zgjedhjet e 2013-ës, ku arriti të marrë 20 deputetë.

Po le t’i marrim me radhë:

31 marsi 1991. Fiton PP. Paçka pritshmërisë së madhe, gatuar nga vala e afshit për ndryshim regjimi, rezultati ishte mëse logjik. PP ende zotëronte fuqinë inercike të një partie me mbi 40 vjet histori afërsish po aq pushtet.

22 mars 1992. PD fiton në mënyrë plebishitare, falë disa zhvillimeve të vrullshme politike, si dhe mbështetjes së hapur ndërkombëtare. Ngazëllim i madh mbarëpopullor, por gjithsesi asnjë suprizë.

Po atë vit, tre muaj më vonë PS do fitojë zgjedhjet lokale. Ishte rezultat surprizë. E megjithatë u justifikua me ngitjen e beftë të çmimit  të bukës, si shkak i reformave ekonomike të ndërmarrja nga qeverisja demokrate.

Nëntor 1994. Referendumi për Kushtetën. Ishte befasia e madhe. PD kishte nisur të prekte një zenith të dukshëm pushteti, përballë një PS të dobët nga përplasjet e brendshme dhe me kryetarin në burg. Por vota, jashtë çdo parashikimi shkoi kundër Berishës.

26 maj, 1996. Suprizë ishte vetëm prirja e çmendur e demokratëve për të marrë një rezultat jashtë çdo sensi logjik. Pavarësisht manipulimeve, fitorja e PD-së nuk u diskutua kurrë. Kjo parti vërtet kishte mbërritur në zenithin e saj.

Lokalet e tre muajve më vonë ishin një formalitet. PD fiton lehtshëm.

Fund qershori 1997. Zgjedhje të përgjithshme në kushte të jashtëzakonshme, me një Shqipëri nën flakë. PD dhe Berisha ishin shndërruar në më pak se një vit në të urryerit e mëdhenj pas rënies së piramidave financiare dhe rezultati i zgjedhjeve do ishte mëse logjik, referuar asaj çfarë ndodhte në terren. PS fiton dhe rikthehet në pushtet.

Tre vite më pas. Lokalet 2000. Fiton PS. Ishte krejtësisht e pritshme. PD ndodhej në një krizë të thellë.

Një vit më vonë, 2001. PS fiton dhe zgjedhjet e përgjithshme. Askush nuk priste të kundërtën, ndonëse zhgënjimi nga qeverisja Nano nisi të japë shenjat e para.

Lokale 2003. Sërish asnjë surpizë. Fiton PS, përballë një PD ende të padenjë për të pretenduar pushtetin.

Korrik 2005. PD vjen në pushtet pas një rezultati gjithsesi të ngushtë dhe falë “tradhëtisë ideologjike” të Lufter Xhuvelit. Asnjë surpizë gjithsesi. Rezultati iu përgjigj perceptimit të përgjithshëm se PS duhej të largohej nga pushteti e se PD-së duhej t’i jepej një tjetër shans.

Lokale 2007. Dhe këtu vjen befasia e madhe. PD ishte në kulmin e saj. Ndërsa PS pak e shkalafitur nga trauma e rënies nga pushteti dhe nga efekti Rama në udhëheqje. Për më tepër, ky i fundit rrezikonte seriozisht vijimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, duke patur përballë një pushtet të frikshëm të PD-së dhe një rival potent, siç ishte Olldashi. Por nga kutitë e votimit del tjetër rezultat. Në shkallë kombëtare PS kishte arritur një performancë të kënaqshme, edhe pse jo ndonjë fitore bindëse, por në Tiranë rezulati ishte dërrmues. Kjo e detyroi Oldashin ta shpallte vetë humbjen e tij, pa u mbyllur ende kutitë e votimit.

Dy vite më vonë vijnë zgjedhjet e përgjithshme. PD i fiton ato me një rezultat të ngushtë dhe aspak befasisht. PS ende nuk bindte, ndërsa rivalja fotografohej në percetimin e elektoratit me gjigandizmin dhe spektaklin e Rrugës së Kombit.

Lokale 2011. Fiton PS. Befasuese rënia e Kavajës si bastion blu, e Krumës gjithashtu, dhe fakti që Rama kishte mundur Berishën dhe Metën bashkë, në aleancë me njëri-tjetrin.

Qershor 2013. Zgjedhje që tingëlluan si një formalitet. PS fiton në aleancë me LSI-në. I njëti formalitet do vinte dhe dy vite më vonë në Lokalet 2015.

Ndërsa këto zgjedhje, që ende janë në proces numërimi, përveçse nuk përbëjnë asnjë befasi në rezultat, ishin më të parashikuarat, më të paralexuarat. LSI pretendoi të kundërtën, e nxitur dhe nga një konfigurim i ri politik, duke e vendosur veten me një eufori tipike adoleshente në pozitat e fitueses së zgjedhjeve. Por nga ajo çfarë duket në terren, befasi në këtë rast do jetë rënia e saj në opozitë duke e shndërruar në humbësen e madhe të të gjitha llokmave nga “tepsia” e pushtetit, që kur nisi të hajë, nganjëherë dhe me dy lugë, nën qeverisjen e Berishës. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Vendosni një kapse rrobash tek kondicioneri i makinës, ja për çfarë shërben

Vendosni një kapse rrobash tek kondicioneri i makinës, ja për çfarë shërben

Numërimi: PS udhëheq drejt një fitoreje thellë në të gjithë vendin

Numërimi: PS udhëheq drejt një fitoreje thellë në të gjithë vendin

VIDEO/ Edi Rama: PS drejt 75 mandateve, falënderon shqiptarët

VIDEO/ Edi Rama: PS drejt 75 mandateve, falënderon shqiptarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni