Nga Mensur Krasniqi
Pas 26 viteve, që kur u shkëput nga ish-Jugosllavia dhe shpalli shtetin e pavarur, Maqedoni mban këtë të dielë zgjedhjet e 9-ta parlamentare dhe të 20-të gjithsej.
Këto të sotmet janë zgjedhje të parakohëshme, si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos nënshkruar nga katër liderët e partive më të mëdha politike dhe pëlqimin e faktorit ndërkombëtar në mënyrë që të tejkalohet kriza politike.
Në këto zgjedhje parlamentare gjithësej garojnë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë.
Beteja kryesore për marrjen e pushtetit nga blloku politik maqedonas pritet të zhvillohet ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ndërsa në bllokun politik shqiptar Lëvizja BESA si një fenomen i ri në politikbërjen shqiptare ka ç’faktorizuar PDSH-në si opozitë dhe sipas parashikimeve të sondazheve pritet ta surprizojë edhe BDI-në, duke siguruar kështu më shumë mandate në Kuvend nga të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni.
Por ç’kanë ofruar proceset zgjedhore në këto 25 vite në Maqedoni?
Zgjedhjet e para për deputetë në Kuvend u mbajtën në vitin 1990, të dytat në vitin 1994, të tretat në vitin 1998, të katërtat në vitin 2002, të pestat në vitin 2006, të gjashtat në vitin 2008, të shtatat në vitin 2011, të tetat në vitin 2014 dhe të nëntat tani në vitin 2016. Krahas zgjedhjeve parlamentare, u mbajtën edhe pesë zgjedhje presidenciale – në vitet 1994, 1999, 2004 dhe në vitin 2009, 2014 si dhe gjashtë zgjedhje lokale – në vitet 1990, 1996, 2000, 2005, 2009 dhe 2013.
Përveç tjerash, qytetarët e Maqedonisë dy herë dolën edhe në referendum, në vitin 1991, kur vendosën për shtet të pavarur, dhe në vitin 2004 kur u deklaruan për ndarje të re të propozuar territoriale.
Zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare në Maqedoni u mbajtën në nëntor të vitit 1990. Zgjedhjet u mbajtën sipas modelit zgjedhor të shumicës. Morën pjesë 18 parti politike dhe 43 kandidatë të pavarur.
Rrethi i parë u mbajt më 11 nëntor, ndërsa i dyti më 25 nëntor. Jehona e votimit në rrethin e parë ishte 84,8%, ndërsa në të dytin 76,8%. Më së shumti vende deputetësh në përbërjen e Kuvendit prej vitit 1990 deri në vitin 1994 patën VMRO-DPMNE – 38, SKM PDP (LSDM e sotme) – 31 dhe Partia për Prosperitet Demokratik – 17. Në Parlament morën pjesë edhe deputetë nga Lidhja e forcave reformuese të Maqedonisë, nga PSM, nga Partia e Jugosllavëve në Maqedoni, Partia e re Demokratike-Progresive, nga NDP, nga VMRO-Partia Popullore, nga Partia për emancipim të plotë të romëve dhe tre deputetë të pavarur. Kryetar i Kuvendit në atë periudhë ishte Stojan Andov. Kuvendi me shumicë votash e zgjodhi Kiro Gligorovin president të shtetit. Më 20 mars të vitit 1991 u zgjodh qeveria e parë eksperte e Republikës së pavarur të Maqedonisë e udhëhequr nga Nikolla Klusev.
Në shtator të vitit 1992 pas votimit të mosbesimit në Kuvend, qeveria e Klusevit dha dorëheqje, ndërsa kabinet të ri qeveritar formoi Branko Cërvenkovski i LSDM-së.
Zgjedhjet e dyta u mbajtën në tetor të vitit 1994. U zbatuan sipas modelit zgjedhor të shumicës më 16 dhe 30 tetor, njëkohësisht me zgjedhjet e para të drejptërdretjta presidenciale. Në zgjedhjet morën pjesë 38 parti politike dhe 283 kandidatë të pavarur. Jehona në raundin e parë ishte 77,3 për qid, ndërsa në raundin e dytë 57,8 për qind. VMRO-DPMNE dhe Partia Demokartike që atëherë udhëhiqej nga Petar Goshev e bojkotuan raundin e dytë të zgjedhjeve me konfirmimin se ka pasur parregullsi serioze në procesin zgjedhor.
Më 19 nëntor të vitit 1994 u inaugurua përbërja e re e Kuvendit. Më tepër vende për deputetë në përbërjen parlamentare 1994-1998 kishte LSDM-ja-62, PLD-ja -27, Partia për Prosperitet Demokratik 11, Partia për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve -4, Partia Popullore Demokratike -2, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Partia për Aksion Demokratik – Rruga Islamike -1, Lidhja Demokratike e Maqedonisë -1, Partia Socialdemokratike e Maqedonisë -1, Partia për Emancipim të Përgjithshëm të Romëve – 1, Partia Socialiste e Maqedonisë – 6, ndërsa 4 deputetë ishin të pavarur.
Kryetar i Kuvendit përsëri u zgjodh Stojan Andov, i cili mbeti në këtë funksion deri në mars të vitit 1996. Pasi Andovi dha dorëheqje, në këtë pozicion erdhi Tito Petkovski. Me një konstelacion të tillë të forcave, partitë politike që ishin në pushtet deri në zgjedhjet e vitit 1994, përsëri formuan qeveri kolaicioni me në krye Branko Cërvenkovskin nga LSDM-ja.
Zgjedhjet e treta parlamentare u mbajtën në tetor dhe në nëntor të vitit 1998. U votua në dy raunde sipas parimit të shumicës së kombinuar dhe parimit proporcionial – 85 deputetë u zgjodhën me modelin e shumicës, ndërsa 35 sipas modelit proporcional. Në votime dolën 72,9 për qind nga votuesit e regjistruar. Fitoi koalicioni “Për ndryshime” që e përbënte VMRO-DPMNE-ja dhe Alternativa Demokratike. Në Kuvend më shumë vende për deputetë kishte VMRO-DPMNE -49, LSDM-27, PPD -14, AD-13, PDSH-PKD-11, PLD-PDM-4, PSM-1 dhe Lidhja e Romëve të Maqedonisë-1. Qeverinë e formuan VMRO-DPMNE, AD dhe PDSH, ndërsa udhëhiqej nga Lupço Georgievski. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Savo Klimovski. Në nëntor të vitit 2000, pasi AD u largua nga qeveria u zgjodh Stojan Andov.
Në maj të vitit 2001, kur filloi konflikti ushtarak, u formua qeveri e koalicionit të gjerë në të cilën hyri LSDM-ja, ndërsa u largua në nëntor të vitit 2001.
Zgjedhjet e katërta parlamentare u mbajtën më 15 shtator të vitit 2002 sipas modelit zgjedhor proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Jehona e votuesve ishte 73,4 për qind. Merrnin pjesë 33 parti dhe koalicione, si dhe pesë lista të kandidatëve të pavarur.
Fitoi koalicioni “Për Maqedoninë së bashku”, i cili kishte më shumë vende për deputetë në Kuvend -60. Koalicioni VMRO-DPMNE-PL kishte 33, BDI-16, PDSH-7, PPD-2, PDK-1 dhe PSM-1 deputet. Kryetar i Kuvendit ishte Nikolla Popovski deri në nëntor të vitit 2003, kur pas largimit të tij në funskion si ministër u zëvendësua nga Lupço Jordanovski. Koalicioni “Për Maqedoninë së bashku” formon qeveri të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski. Në korrik të vitit 2003 u bë rikonstruksioni i qeverisë. Pas zgjedhjes së Cërvenkovskit president të vendit, kryeministër u bë Hari Kostov, i cili qëndroi në krye të qeverisë deri në nëntor të vitit 2004, kur dha dorëheqje. U formua përbërje e re qeveritare, e kryesuar nga Vllado Buçkovski.
Zgjedhjet e pesta paralmentare u mbajtën më 5 korrik të vitit 2006, sipas modelit zgjedhor proporcional, në gjashtë njësi zgjedhore, si zgjedhjet parlamentare në vitin 2002. Jehona e votuesve ishte 56,5 për qind. Për pjesëmarrje në zgjedhje u paraqitën 33 lista-kandiduese -të koalicioneve partiake, të partive politike të pavarura dhe të qytetarëve. Fitoi opozita e kryesur nga VMRO-DPMNE-ja, e cila më vonë formoi edhe qeveri.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, fitoi 44 vende për deputetë, koalicioni “Për Maqedoninë së bashku” i kryesuar nga LDSM-ja -32, koalicioni BDI-PPD -18, PDSH-11, Partia e Re Socaildemokratike – 7, VMRO Partia Popullore – 6, Përtëritja Demokratike e Maqedonisë -1 dhe Partiapër të ardhme evropiane 1 mandat. Pas zgjedhjeve, mandati për formimin e kabinetit të ri qeveritar iu dha liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit, i cili më 28 gusht u zgjodh kryetar i qeverisë.
Në përbërjen e saj hynë përfaqësuesit e koalicionit e kryesuar nga VMRO-DPMNE, PDSH dhe PRSD. Qeveria u përkrah edhe nga PDM dhe PEI. VMRO-PP votoi për qeverinë, por nuk mori pjesë në koalicionin qeveritar. Përbërja paralamentare në Kuvend të zgjedhur në vitin 2006 funskionoi deri më 12 prill të vitit 2008 kur parlamentarët morën vendim që të vetëshpërbëhen dhe të shpallen zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 1 qershor.
Zgjedhjet e gjashta për deputetë në dhomën ligjvënëse u mbajtën më 1 qershor të vitit 2008 dhe ishin zgjedhjet e para të parakohshme që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1991.
Zgjdhjet u mbajtën sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Të drejtë vote patën 1.779.116 votues, të cilët në 2976 vendvotime u deklaruan për 18 lista me 1.540 kandidatë për 120 vende deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë u mbajtën më 1 qershor të vitit 2008, pas votimit dhe shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 12 prill të vitit 2008. Ato ishin zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1991.
Ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë erdhi menjëherë pas samitit të NATO-s, i cili u mbajt në Bukuresht në vitin 2008. Nisma për zgjedhje të parakohshme ishte mbështetur nga partia në pushtet VMRO-DPMNE së bashku me partenrin e saj të koalicionit Partinë Demorkatike Shqiptare, ndërsa nga ana tjetër LSDM dhe PLD opozitare votuan kundlr. Shpallja e zgjedhjeve u mundësua pas shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 12 prill të vitit 2008. Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2008 fitoi 63 vende të deputetëve, koalicioni “Dielli” i kryesuar nga LSDM – 27, BDI – 18, PDSH – 11 dhe PIE – 1. Zgjedhjeti ndjekën 464 vëzhgues të huaj dhe 5.811 vendorë, ndërsa për to raportuan krahas gazetarëve të vendit, edhe rreth gjashtëdhjetë gazetarë të akredituar nga jashtë. Pas zgjedhjeve, mandatin për formimin e Qeverisë përsëri e fitoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Zgjedhjet e shtata parlamentare të cilat kanë qenë të dytat të parakohshme u mbajtën më 5 qershor të vitit 2011. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u zgjodhen 123 deputetë. Territori i Republikës së Maqedonisë është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën zgjedhen nga 20 deputetë, ndërsa tre deputetë për herë të parë do të zgjedhë diaspora – nga një deputet nga tre njësitë zgjedhore: Evropë dhe Afrikë, Amerikë Jugore dhe Veriore dhe Australi dhe Azi.
Në zgjedhje fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, e cila pas zgjedhjeve formoi qeveri të re koalicione. Në zgjedhjet janë parashtruar dhe pranuar 18 lista të kandidatëve, të gjitha nga parititë dhe koalicinet politike. Gjithsej, në zgjedhje marrin pjesë 53 parti. Prej tyre 16 paraqiten të pavarura, ndërsa 37 në koalicionet e kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.
Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 53 deputetë, ndërsa gjithashtu i fitoi edhe tre vendet e deputetëve nga diaspora.
Zgjedhjet e teta parlamentare janë mbajtur si të parakohëshme më 27 prill të vitit 2014. Këto zgjedhje janë mbajtur njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale, dhe ishte hera e tretë që nga pavarësimi i Maqedonisë si zgjedhje të parakohëshme. Zgjedhjet ishin caktuar që nga 6 marsi i vitit 2014 me ç‘rast janë parashtruar dhe pranuar 14 lista të kandidatëve, të gjitha nga parti politike dhe koalicione. Gjithsej në zgjedhje kanë marrë pjesë 51 parti. Nga ata, nëntë kanë marrë pjesë si të pavarura dhe 42 në ndonjërën nga koalicionet. Në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-ja kanë marrë pjesë 23 parti, thuajse gjysma nga numri i përgjithshëm i partive pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Zgjedhjet i fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, m- 7, GROM 1, dhe RDK – 1 deputetë. Këto zgjedhje nuk qenë të pranuara nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM me çka i vlerësuan si të parregullta dhe e bojkotuan Kuvendin. Më 19 qershor të vitit 2014 Kuvendi e rivotoi qeverinë e re me koalicionin VMRO-BDI dhe kryeministër Nikolla Gruevski. Pas 15 muajsh bojkot, më 1 shtator të vitit 2015 opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM vendosi të kthehet në Kuvend.
Pra që nga viti 1990 e deri në vitin 2008 partitë shqiptare kanë shënuar rritje të numrit të deputetëve në Kuvend. Pra viti 1990 kishte (17 deputetë) shqiptarë, pastaj 1994, sërish (17deputetë), viti 1998(25 deputetë), viti 2002 u fituan 26 vende deputetësh, në vitin 2006 u fituan (28 deputetë) dhe në zgjedhjet e vitit 2008 u fituan (29 deputetë ose 24.16%) më së shumti. Pastaj u bë përçarje e madhe e votës shqiptare në më shumë parti politike ku edhe rezultoi me uljen e numrit të deputetëve në vitin 2011, vetëm (25 deputetë). Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014 shqiptarët mblodhën gjithsej 27 deputetë. /tesheshi.com/