Siç u paralajmërua një ditë më parë, kreu i KMSH-së Skënder Bruçaj është tërhequr nga rikandidimi edhe për një tjetër mandat në krye të këtij institucioni.
Ndodh kjo dy ditë para votimit, ku tashmë janë tre emra që do konkurojnë; Bujar Spahiu – n/kryetari “hije” i KMSH-së për disa vite, Ylli Gura – Myfti i Tiranës, si dhe Gramoz Billku – Myfti i Lushnjës.
Sipas disa zërave, figura më e denjë do ishte ajo e këtij të tretit, z.Billku, i cili për shumë vite ka qenë dhe Myfti i Përmetit.
Me profilin e një drejtuesi serioz, Gramoz Billku ka ofruar integritet të lartë moral në detyrat e deritanishme. /tesheshi.com/