Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhjet në Kavajë, këshilltari i PDIU-së ngre zërin për situatën

by te Sheshi
05/04/2017
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Zgjedhjet në Kavajë, këshilltari i PDIU-së ngre zërin për situatën

Një ndër këshilltarët bashkiakë të Kavajës, Sulejman Rustemi i PDIU-së, i ka tërhequr një vërejtje miqësore deputetit socialist të zonës, Parid Cara; e njëherësh ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ngërçin politik që tashmë po precipiton dhe në Kavajë, ku dhe pak javë dhe elektorati i atyshëm do shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale, pas heqjes së mandatit të kryebashkiakut Roshi.

Në një status të tij në FB, Rustemi jep disa propozime, ku së paku Kavaja të funksionojë dhe të mos mbetet peng i politikës së madhe deri në zgjedhjen e pasardhësit të Roshit.

Shkruan Rustemi:

KAVAJA NE UDHËKRYQ

Para disa ditësh deputeti i Partisë Socialiste z. Parid Cara hodhi idenë që për shkak të mungesës së opozitës në Kavajë duhet të dalë një ose me shumë kandidatë në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në këtë qytet me pretendimim se banorëve të zonës u duhet dhe e meritojnë më shumë se një kandidaturë. Shumë i drejtë pretendimi i z. Cara, por, nëse ky propozim do të vinte nga vetë ai si një përfaqësues i shoqërisë civile apo i një partie tjetër jashtë koalicionit tonë do të ishte edhe më shumë i drejtë. Madje po të dilte vetë ai përballë kandidatit të mazhorancës do të ishte më e drejtë pasi për katër vite ai “ka folur” aq shumë për Kavajën në foltoren e parlamentit saqë votuesit e Bashkisë Kavajë do t’a mbështesnin me shumë siguri.

Ndërkohë Lulzim Basha thotë që do ta prishë procesin ditën e votimit siç parandaloi hyrjen e Fatmir Xhafës nga dera kryesore e ministrisë. Kanë mbetur edhe dy ditë që zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. Dilema që del qartë nga kjo situatë është se a do të mbahen zgjedhjet apo jo?! Do të ketë zgjidhje apo zgjedhje? Kjo është dilema më e madhe që buron nga një qorrsokak që duket se nuk ka fund në horizont.

“Gozhda” e dekriminalizimit duhet të funksiononte ndryshe, duke vendosur kritere paraprake. Jo pasi janë bërë gjërat faktike, të ngrihet populli e të bëhet gjithë kjo gjurulldi e si përfundim cënohet procesi i zhvillimit të mëtejshëm të aktivitetit të pushtetit vendor. Mendoj që në raste të ngjashme duhet t’i jepet më shumë kompetencë Këshillit Bashkiak që të udhëheqë institucionin deri në përfundim të mandatit në të gjitha situatat që i parashikon ligji kur bashkia mbetet pa drejtues. Prej një viti në mbledhjet e Këshillit Bashkiak kemi miratuar vetëm ndihmën ekonomike dhe ca gjera të vogla në të mirën e përgjithshme të Bashkisë Kavajë. Sot është thirrur një mbledhje jashtë radhe për Këshillin Bashkiak me qëllim që të përzgjidhet për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri njëri prej dy nënkryetarëve të emëruar më herët.

Por prapë po kthehem aty ku e nisa: Partia Demokratike thotë që nuk hyn në zgjedhje, Partia Socialiste nuk e ka vendosur ende emrin e kandidatit, LSI ka depozituar emrin e anëtarit të KZAZ, mirëpo thotë se nuk e mbështet kandidaturën e PS. PDIU natyrisht ende nuk ka shpërndarë orientim lokal se çfarë qëndrimi do të mbajë në Kavajë, nga shoqëria civile përfliten nën zë disa emra të njohur në qytet por asgjë serioze. Në fund të fundit, me apo pa zgjedhje ose zgjidhje, Kavajës i duhet një Kryetar Bashkie. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Maqedoni, në Kuvendin që nuk po gjen qetësi deputeti shqiptar mban leksion për gjuhën

Maqedoni, në Kuvendin që nuk po gjen qetësi deputeti shqiptar mban leksion për gjuhën

Vdekjet e bujshme në burgjet kosovare: privim lirie apo jete?

Vdekjet e bujshme në burgjet kosovare: privim lirie apo jete?

Diamanti “Ylli rozë” vendos rekordin e ri botëror

Diamanti “Ylli rozë” vendos rekordin e ri botëror

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni