Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe subjektet politike në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, ndërsa subjektet kanë edhe 17 ditë në dispozicion për t`u regjistruar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është 22 gushti.
“Pra, deri në këtë datë subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale”, tha ai.
Sipas tij, deri më tani në KQZ nuk ka ndonjë aplikim të përmbyllur.
“Sigurisht, ka pasur interesim lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen për të aplikuar”, tha Elezi, për “Kosova Press”.
Ai shtoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë../tesheshi.com/