Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, edhe në parlamentaret e 11 qershorit pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë.
Prokurorja e Republikës, Laura Pula, ka konfirmuar se në zgjedhje pritet të jetë një numër i madh prokurorësh që do të angazhohen intensivisht për “mbrojtjen e votës”.
“Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuar 100 prokurorë dhe numër të caktuar për të siguruar efikasitet për mbrojtjen e votës së qytetarit,” ka thënë ajo me rastin e organizimit të programit orientues për policinë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo po ashtu deklaroi se policia dhe KQZ-ja do të merren saktësisht me mbarëvajtjen dhe sigurinë e shtetit. /tesheshi.com/