A e komandon zemra trurin apo truri zemrën? Çfarë ndodh kur ne jemi të friksësuar? Llogjikisht, deri më sot, kemi besuar se truri ynë e dikton rrezikun dhe i kërkon zemrës të rrahës më shpejtë.
Mirëpo, nuk ndodh gjithmonë kështu. Sipas neuroshkencës është zemra që i dërgon mesazhe trurit.
Një studim i vitit 2014 nga Universiteti i Sussex, drejtuar nga psikologia Sarah Garfinkel dhe kolegët e saj, tregon se zemra jonë kushtëzon emocionet tona. Për ta zbuluar këtë, ata realizuan një eksperiment ku vullnetarëve iu treguan disa fotografi të frikshme, të paqta dhe neutrale.
Ndërkohë vëzhguan aktiviteti e trurit me skaner dhe rrahjet e zemrës. Nga eksperimenti rezultoi se më parë shtoheshin rrahjet e zemrës dhe pastaj aktivizohej zona e hipotalamusit në rast frike. /tesheshi.com/