Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani: si po garantohet siguria e banorëve në zonat kufitare

by te Sheshi
22/03/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani: si po garantohet siguria e banorëve në zonat kufitare

Policia e Kosovës është një prej institucioneve më të besueshme në vend. Ka treguar se është e gatshme të përballet me çdo sfidë. Ndonëse gjatë kohës së protestave të opozitës është sulmuar jo pak, drejtues të saj nuk pëlqejnë të flasin për akuzat në drejtim të tyre.

Shefi i zyrës për informim i policisë, Baki Kelani, thotë se institucioni i tyre nuk merret me deklarimet e subjekteve politike.

Kelani, në një intervistë për tesheshi. com tregon si është gjendja e sigurisë në vend, me çfarë probleme ballafaqohen stacionet policore, për situatën në zonat kufitare, sa polic janë hetuar gjatë vitit të kaluar, derisa flet edhe për tema të tjera…

Intervistoi: Blendi Gashi

Për fillim a mund të na thoni si është gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend?

Policia e Kosovës që nga themelimi i saj ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit, ristrukturimit dhe riorganizimit të vazhdueshëm duke pasur parasysh dhe si motiv kryesor vizionin dhe misionin e saj që popullit të Kosovës pa dallim të të gjitha etniteteve t’i shërbejmë me nder dhe profesionalizëm.

Përkundër sfidave dhe proceseve mjaft sensitive nëpër të cilat ka kaluar institucioni ynë kemi dëshmuar që kemi një personel mjaft të përgatitur, të profesionalizuar dhe të vendosur në përballimin e çfarëdo situate, me të vetmin qëllim që të garantohet rendi, ligji dhe funksionimi i shtetit ligjor që me kaq mund dhe sakrificë është krijuar.

Bazuar në angazhimet dhe vlerësimet e vazhdueshme mund të themi se situata e sigurisë në vend vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile, por nganjëherë e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme po të menaxhueshme.

Veriu dihet se është pika më e ndjeshme. Si është gjendja e stacioneve policore atje? A ka pengesa në realizimin e punëve?

Policia e Kosovës vepron në të gjithë territorin e RKS-së konform detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, duke përfshirë edhe veriun e vendit.

Edhe përkundër ndjeshmërisë dhe situatës e cila mund të paraqitet, funksionimi dhe realizimi i detyrave të personelit policor bëhet pa problem, ashtu siç parashihet me procedura policore dhe me strukturën organizative të PK-së.

Mund të themi se ka nevojë të përmirësimit të mëtejmë të funksionimit dhe gjendjes në stacione policore.

Si i shihni akuzat që janë bërë nga partitë opozitare ndaj udhëheqjes së policisë?

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe nuk merret me deklarimet dhe komentimet e subjekteve apo personave politikë.

Banorë të fshatrave kufitare (p.sh. Karaçevë) jo rrallë herë kanë shprehur brengën se policia është e padukshme atje. Pra, sa jeni prezent, bëni kontrolle ditore në fshatrat kufitare me Serbinë apo si?

Menaxhimi dhe kontrolli kufitar nga policia bëhet konform ligjeve dhe standardeve për menaxhim të integruar të kufirit, duke garantuar po ashtu sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e saj.

Ndërsa në aspektin e patrullimit dhe prezencës policore, policia ka ndërmarrë me kohë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë duke hartuar plane konkrete të ofrimit të sigurisë për banorët që gjenden në zona kufitare, për prezencën policore dhe patrullimet sipas planifikimeve dhe orareve të caktuara në brezin kufitar.

Sa polic janë hetuar  gjatë vitit të kaluar (nëse keni të dhëna edhe për tre muajt e parë të 2017) për shkelje të ndryshme?

Si rezultat i kontrollit të brendshëm të PK-së, gjatë vitit 2016, Drejtoria për Standarde Profesionale (DSP) ka administruar 1755 raste të zyrtarëve policorë të cilët dyshohen për shkelje të ndryshme disiplinore. 943 raste janë përfunduar dhe proceduar, 666 raste janë pezulluar, kurse 146 janë në proces të hetimit. Komisioni i Brendshëm Disiplinor (KBD) ka trajtuar 996 raste: 584 raste kanë qenë të pabazuara apo të paargumentuara; 60 raste kanë përfunduar me lirim nga akuza apo kanë pushuar hetimet; ndaj 352 punonjësve janë shqiptuar masa disiplinore. 283 punonjës të PK-së kanë vendosur të paraqesin ankesën kundër vendimeve të KBD-së në Komisionin e Ankesave, i cili ka refuzuar 243 ankesa, ka aprovuar 34, kurse 6 ankesa i ka kthyer në plotësim të hetimeve. Natyra e masave të shqiptuara janë: 13 raste të ndërprerjes së marrëdhënies së punës; 1 rast të degradimit; 91 raste të ndalesës në pagë mbi 20% deri në 30%; 137 raste të ndalesës në pagë nga 5% deri në 20%: 61 raste të vërejtjes me shkrim dhe 49 raste të vërejtjes me gojë.

A e ka policia të gatshëm planin për aktivizimin e njësitit të helikopterëve? A keni bërë kërkesë për blerjen e tyre dhe sa helikopterë ju nevoiten?

Policia e Kosovës ka qenë dhe është e gatshme që kurdo që vendoset dhe përcaktohet për aktivizim të njësitit të helikopterëve të aktivizojë personelin e saj.

Ç’bashkëpunim keni me Agjencinë Kosovare për Intelegjencë?

Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe agjencitë e Kosovës, e në veçanti një bashkëpunim të mirë të ndërsjellë edhe me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë.

Sa janë të kënaqur punonjësit e policisë me pagat që marrin? A duhet rritur ato? Pra a ka ankesa të policëve në këtë drejtim?

Sa i përket pagave apo sistemit të pagave, mund të themi se policia çështjen e pagave e ka të rregulluar me procedura ligjore, konform pozitave dhe gradave që parashihen në strukturën policore.

Nuk kam informacione se ka ankesa specifike që mund t’i kisha veçuar nga punonjësit për pagat, mirëpo vlerësojmë se ka nevojë të ngritjes së mirëqenies së policëve, ngritjes së pagave dhe sigurimit shëndetësor për punonjësit e PK-së.

Për fund, cili është mesazhi juaj si zëdhënës i policisë për qytetarët?

Mesazhi im është drejtuar qytetarëve është që të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe më tej me policinë e Kosovës, të ngirtim në një shkallë edhe më të lartë bashkëpunimin, sepse ne jemi në shërbim të qytetarëve, jemi për t’ju ofruar siguri dhe për të trajtuar çdo rast, ankesë apo çështje policore që kanë.

Policia e Kosovës do të mbetet e përkushtuar 24 orë që të jetë në shërbimin të qytetarëve dhe në shërbim të vendit. /tesheshi.com/

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Sezoni nis të dielën, ç’pritet të ngjasë në Formula 1

Sezoni nis të dielën, ç’pritet të ngjasë në Formula 1

Gjeli gjigant i Kosovës bën bujë në mediat ndërkombëtare (video)

Gjeli gjigant i Kosovës bën bujë në mediat ndërkombëtare (video)

Punësoi të bijat adoleshente, dorëhiqet ministri i Brendshëm francez

Punësoi të bijat adoleshente, dorëhiqet ministri i Brendshëm francez

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni