Ka vizituar një sajt në internet dhe ka bërë një zbulim që e ka tronditur. Shannon Lonergan, një vajzë 21 vjeçare nga Irlanda, në sajtin Twin Strangers, ka arritur të dallojë 17 vjeçaren suedeze Sara Nordstrom, e cila është identike me të.
Ngjashmëria është aq e madhe saqë dy vajzat mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ato ngjajnë jo vetëm nga ngjyra e syve apo e flokëve, por edhe nga modeli i flokëve. Pas këtij zbulimi, të dyja kanë vendosur të takohen.
“Kur hapa derën dhe pash para meje Sarën, u trondita pak. Ishte një ndjesi e çuditshme pasi kemi edhe të njëjtat shprehi”, – rrëfen Shannon për Daily Mail. Vetë babai i vajzës e ka pasur të vështirë të dallonte se cila ishte e bija.
Për të ardhmen, vajzat, të cilat kanë zbuluar se kanë shumë të përbashkëta, shpresojnë të vijojnë të jenë në kontak./tesheshi.com/