Kina ka njoftuar se ka zbuluar depozitën më të madhe të njohur të arit në botë, vlera e së cilës vlerësohet në më shumë se 76 miliardë euro.
Depozita në minierën e arit Wangu, që ndodhet në Kinën qendrore, mund të përmbajë më shumë se 1000 tonë ar, raportojnë mediat shtetërore kineze, duke cituar Institutin Gjeologjik të Provincës Hunan, shkruan Independent.
Sipas institutit, 40 damarë ari – çarje të gjata dhe të ngushta në shkëmb të mbushur me metal – u zbuluan në një thellësi prej rreth 1600 metrash në Pingjiang, Provinca Hunan.
Vetëm këto vena mund të përmbajnë rreth 300 tonë ar dhe shtresat më të thella mund të fshehin rezerva edhe më të mëdha, pohojnë gjeologët.
“Shumë nga shkëmbinjtë e mostruar treguan gjurmë të dukshme ari,” tha Chen Rulin, një gjeolog dhe studiues në Institutin e Gjeologjisë.
Shpimi eksplorues në periferi të zonës ka zbuluar rezerva shtesë ari, duke sugjeruar se mund të jetë edhe më i madh se sa ishte vlerësuar fillimisht.
Në total, kjo zonë mund të përmbajë më shumë se 1000 tonë metrikë ar, i cili, sipas çmimeve aktuale të tregut, do të vlente më shumë se 600 miliardë juanë, ose rreth 78 miliardë euro. /tesheshi.com/