Dimri “troket” zyrtarisht në Korçë. Pasditen e së martës janë shënuar reshjet e para të dëborës. Shkak janë bërë uljet e ndjeshme të temperaturave. Mësohet se në lagjet e qytetit juglindor, dëbora ishte prezente vetëm për rreth një orë. Pasi shtroi “tapetin” e parë të bardhë për këtë sezon, bora u shkri menjëherë.
Trashësia më e madhe u regjistrua në zonën e Dardhës, e cila shquhet për turzimin e saj malorë. Shtresa arriti deri në 5 cm.
Ende është herët për të folur për problemet në qarkullim, por në këto kushte kjo situatë do tu shërbejë më së miri turistëve dhe sipërmarrësve të këtyre zonave./tesheshi.com