Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka bërë të ditur një fakt, atë që Rama i ka premtuar që Maqedonisë t’i jepet një port në Durrës që do të shfrytëzohet nga kompanitë saj për shkëmbime tregtare.
“Ja përshembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha Zaev gjatë një takimi me Odën Ekonomike maqedonase.
Argumenti i tij u soll si shembull se si mund të përfitojnë fqinjët nga raportet e mira mes njëri-tjetrit. /tesheshi.com/