Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i përcolli Komisionerit të ri të Zgjerimit Oliver Varhelyi se vendi i tij do të “jepte edhe më shumë argumente” se një vendim pozitiv për të filluar negociatat me BE të vjen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Në periudhën në vazhdim, Maqedonia Veriore do t’i dërgojë edhe më shumë argumente Komisionit Evropian dhe të gjitha vendeve të BE-së që vendimi pozitiv i vonuar për vendin tonë duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të korrigjojë gabimin nga samiti evropian në tetor”, tha Zaev në një intervistë me Varhelyi, të cilin e takoi në kuadër të samitit të Nismës së Evropës Qendrore mbajtur në Romë.
Sipas qeverisë së Shkupit, Varhelyi theksoi se Komisioni Evropian mbështet fuqimisht hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore, duke deklaruar se po punon me vendet anëtare të BE-së për të harmonizuar pozicionet për ndryshimet e mundshme në metodologjinë e procesit të zgjerimit, gjë që do të lejojë një vendim të shpejtë pozitiv për Maqedoninë Veriore. /tesheshi.com/