Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ylli saudit që bëri historinë me fitoren ndaj Argjentinës

Saleh al-Shehri, një verë me paterica para një vjeshte me pikëpyetje

by te Sheshi
24/11/2022
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Ylli saudit që bëri historinë me fitoren ndaj Argjentinës

Asnjë lojtar i kombëtares saudite, para fillimit të ndeshjes në fillim të Kupës së Botës 2022 në Katar kundër kombëtares së Argjentinës, nuk priste që kjo përplasje të përfundonte me gëzim të madh. Ata bënë historinë me një fitore brilante ndaj Argjentinës me Messin, favorite për të fituar Kupën e Botës.

Saleh al-Shehri, sulmuesi i kombëtares saudite dhe klubit Al-Hilal, doli si yll i ndeshjes në stadiumin Lusail. Al-Shehri jo vetëm që i dha vendit të tij çelësin për t’u rikthyer në lojë, por gjithashtu kujtoi golin e yllit Saeed Al-Owairan kundër Belgjikës në Kupën e Botës 1994, i cili ndihmoi “skifterat e gjelbër” të bënin përmbysjen e tyre të parë në Kupën e Botës.

Një verë e turbullt dhe një dimër frymëzues

Sulmuesi saudit, i lindur në vitin 1993, ka kaluar një verë mjaft të turbullt, pasi ishte me paterica për shkak të një dëmtimi. Pavarësisht kësaj, ylli saudit i ktheu në një pranverë të gjelbër ditët e para të Botërorit të vjeshtës në Katar, duke shënuar një gol që barazoi rezultatin ndaj Argjentinës. Me këtë ai i hapi rrugën kolegut të tij Salem al-Dawsari dhe lojtarëve të tjerë të “Al-Akhdar” (Green) për ta çuar Arabinë Saudite drejt një fitoreje historike, në surprizën e parë dhe më të madhe të Botërorit 2022.

Al-Shehri, i cili tronditi rrjetën e Argjentinës vetëm katër minuta pas pjesës së dytë, tregoi ambicie edhe më të mëdha pas fitores historike të vendit të tij. “Sigurisht që ne përpiqemi të kalojmë në turin tjetër, por duhet të theksoj se kemi edhe dy ndeshje për të luajtur dhe se kjo fitore nuk do të thotë se jemi kualifikuar”, tha ai.

Al-Shehri ndezi tribunat e stadiumit të mbushur plot Lusail, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor, ku u mblodhën më shumë se 88,000 spektatorë. Ai arriti t’i shmangej mbrojtjes argjentinase, përpara se të lëshonte një gjuajtje me këmbën e majtë që mundi portierin Martinez. Kjo skenë u kujtoi tifozëve golin e Saeed Al-Owairan kundër Belgjikës, kur ai e çoi Arabinë Saudite në raundin tjetër në paraqitjen e tyre të parë në Kupën e Botës 1994.

Pas përfundimit të pjesës së parë, në ndeshjen hapëse të Grupit C të Kupës së Botës, ku përfshihen edhe Polonia dhe Meksika, Al-Shehri dhe kombëtarja e tij saudite hynë me vonesë në dhomën e zhveshjes, me Lionel Messin që shënoi nga penalltia, por fjalët motivuese të trajnerit Herve Renard funksionuan si magji te ata.

Sauditët e nisën me vendosmëri pjesën e dytë, gjë që është reflektim i vendosmërisë së vetë Al-Shehrit, i cili pas një dëmtimi të rëndë luftoi për një kohë të gjatë me dyshimet për pjesëmarrjen e tij në Botëror.

Al-Shehri do të jetë një nga emrat që do të mbahet mend gjatë në Argjentinë, pasi ai dhe kolegu i tij Salem Al-Dawsari prishën vargun e “pamposhtshmërisë” së kombëtares argjentinase, të drejtuar nga ylli Lionel Messi, fitues i Copa America 2021.

Vendosmëri e fortë

Al-Shehri tha: “Sfida e parë ishte të luftoja me veten time dhe më pas me ata që vunë në dyshim aftësitë e lojtarëve sauditë kundër skuadrave të mëdha botërore. Ne u imponuam me karakterin tonë dhe u kthyem në lojë në pjesën e dytë, kur shënuam tre pikët më të rëndësishme në fazën e grupeve”.

Me shumë vendosmëri dhe vullnet, Al-Shehri, 29 vjeç, hodhi tutje dy patericat në të cilat ishte mbështetur, duke kapërcyer një periudhë rraskapitëse trajtimi pasi plagosi muskulin e tij në muajin prill teksa luante me ekipin e tij Al-Hilal kundër Sharjah FC të Emirateve në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Al-Shehri, i cili iu nënshtrua një operacioni në Finlandë, pati një periudhë rikuperimi prej rreth 140 ditësh përpara se të kthehej në aksion me Al-Hilal në fund të gushtit të kaluar dhe më pas të kthehej në vendin e tij në skuadrën e Green Falcons, siç quhet ndryshe skuadra saudite – skifterët jeshilë.

Sulmuesi i parë saudit në Evropë

Al-Shehri e filloi karrierën e tij futbollistike në klubin saudit Al-Ahly, por që gjithashtu shijoi dhe futbollin evropian. Në prill 2012, ai u transferua në huazim te Beira-Mar e Portugalisë për një vit e gjysmë, pas një periudhe gjashtëmujore në klubin e nivelit të dytë Mafra, për t’u përshtatur me atmosferën evropiane.

Saleh bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare për Beira-Mar në të njëjtin vit, në raundin e tretë të Premierligës portugeze kundër Moreirense, kur hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit duke u bërë sauditi i parë që shënon në një ligë evropiane, për shkak të së cilës fitoi vëmendjen e mediave portugeze dhe saudite.

Megjithatë, përvoja portugeze përfundoi shpejt, në vitin 2013, kur lojtari u kthye në ligën saudite përmes Al-Raed, përpara se të nënshkruante për Al-Hilal në formë huazimi në verën e vitit 2019, përpara se të vazhdonte karrierën e tij në skuadrën udhëheqëse saudite, duke arritur sukses i madh në nivel lokal dhe kontinental, në një rrugëtim gjatë të cilit klubi lider i futbollit fitoi shumicën e titujve.

Saudi Arabia’s forward #11 Saleh Al-Shehri celebrates with Saudi Arabia’s forward #09 Firas Al-Buraikan after scoring his team’s first goal during the Qatar 2022 World Cup Group C football match between Argentina and Saudi Arabia at the Lusail Stadium in Lusail, north of Doha on November 22, 2022. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP)

Al-Shehri ka luajtur 22 ndeshje me kombëtaren saudite deri më tani, që nga ndeshja e parë ndërkombëtare e karrierës së tij në vitin 2020. Ai ka shënuar 12 gola, nga të cilët ndoshta më i rëndësishmi ishte goli kundër Argjentinës në Kupën e Botës, kur Arabia Saudite bëri një lojë të shkëlqyer. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
A po i bën SHBA presion Ukrainës për të negociuar me Rusinë?

A po i bën SHBA presion Ukrainës për të negociuar me Rusinë?

Investimi: emiratasi Mohamed Alabbar merr “Ok”-in e parlamentit shqiptar

Investimi: emiratasi Mohamed Alabbar merr "Ok"-in e parlamentit shqiptar

Egjipt: zbulohen mumie me gjuhë të artë

Egjipt: zbulohen mumie me gjuhë të artë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni