Dy futbollistë të Premierligës kanë rënë pre e një ndjekjeje dhe një sulmi me thikë nga një bandë e armatosur e Londrës. Lojtarët e Arsenalit Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac u shënjestruan nga banda, por të dy u arratisën pa dëme trupore apo materiale.
Xhirimet në mediat sociale shfaqin boshnjakun Kolasinac duke luftuar me duar për t’iu shmangur grabitësve në Platts Lane.
Klubi i Arsenalit e pohoi ngjarjen dhe tha se kanë qenë në kontakt me të dy lojtarët dhe ata janë mirë. /tesheshi.com/